Lajme Zone
Elton Tozaj reagon pas dhunës: Autorët janë identifikuar
Të tjeraJOQ Albania

Elton Tozaj reagon pas dhunës: Autorët janë identifikuar

Gazetari Elton Tozaj ka reaguar një ditë pasi u dhunua fizikisht nga persona ende të paidentifikuar publikisht. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai e cilësoi sulmin si një goditje ndaj fjalës së lirë dhe demokracisë, duke paralajmëruar se ngjarja nuk do ta ndalë në aktivitetin e tij si gazetar. Tozaj pretendon se personat përgjegjës për dhunën janë lokalizuar dhe identifikuar nga autoritetet.

“Kanë menduar se duke më sulmuar fizikisht do të më mbyllin gojën. Thjesht më keni bërë më të fortë. Unë do ta çoj deri në fund misionin tim. Mua gojën nuk do të ma mbyllni dot, çfarëdo sulmi që do më bëni”, shkruan gazetari, duke iu drejtuar edhe personave që, sipas tij, qëndrojnë pas sulmit. Ai shton: “Mos mendoni se nuk dihet kush jeni. Jeni lokalizuar dhe shumë shpejt pres t’ju kem ballë për ballë”.

Tozaj është bërë i njohur për publikimin e denoncimeve dhe materialeve që kanë përfshirë personazhe të njohur të showbiz-it shqiptar, duke shkaktuar jo pak reagime dhe polemika. Ndër rastet e përfolura kanë qenë edhe videot intime që lidhen me kompozitorin Adrian (Adi) Hila dhe artiste të njohura. Tashmë, pas dhunës ndaj tij, mbetet për t'u parë nëse pretendimet për identifikimin e autorëve do të konfirmohen nga policia dhe nëse përgjegjësit do të dalin përpara drejtësisë.