Lajme Zone
Elisian Bici, 'çapkëni punë-mbaruar' i OST-së: 213 tenderë në 2 vjet, 35% me 'Flamur të Kuq' dhe 22% fiktivë
PolitikëPamfleti

Elisian Bici, 'çapkëni punë-mbaruar' i OST-së: 213 tenderë në 2 vjet, 35% me 'Flamur të Kuq' dhe 22% fiktivë

Sipas regjistrit të Prokurimeve Publike, vetëm në datën 13 janar 2025, dy ditë pasi u emërua drejtor i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Elisian Bici firmosi 9 tenderë, 6 prej të cilëve të bllokuar për shkak se ishin sajuar jashtë planifikimit buxhetor dhe për punime e shërbime fiktive.

Elisian Bici / Dy ditë pas emërimit, firmosi 9 tenderë; 6 të bllokuar jashtë planifikimit buxhetor. Në 2025, 124 tenderë (19 më tepër se plani), në 2026, 89 tenderë (7 jashtë planit). Tenderët për 'SCADA-EMS' 900 milionë lekë, nënstacioni i Traktorës 9.2 miliardë lekë e linja Çorovodë-Këlcyrë 4.4 miliardë lekë. Agjencitë britanike e shqiptare e lidhin me një rrjet kompanish mashtruese për shërbime punësimi në Angli... Sipas informacionit të siguruar nga "Pamfleti", Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Elisian Biçi, po hetohet nga SPAK për abuzime të shumta e në vlera të mëdha me tenderët.

Sipas regjistrit të Prokurimeve Publike, vetëm në datën 13 janar 2025, dy ditë pasi u emërua drejtor i Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Elisian Bici firmosi 9 tenderë, 6 prej të cilëve të bllokuar për shkak se ishin sajuar jashtë planifikimit buxhetor dhe për punime e shërbime fiktive.

Në vitin 2025, drejtori Bici ka firmosur, shpallur e zhvilluar 124 tenderë, 19 tenderë më tepër se planifikimi buxhetor; ndërsa gjatë periudhës janar-10 nëntor 2026, ka shpallur, ka zhvilluar dhe ka në proces prokurimi 89 tenderë, nga të cilët 7 janë jashtë planifikimit buxhetor.

Nëse SPAK ka vendosur të finalizojë hetimin për drejtorin Elisian Bici, të dhënat e përmbledhura më lart janë fakte zyrtare, të cilat nëse hetohen me detaje, do të zbulojnë batërdinë që ka bërë me fondet publike ky drejtor i emëruar me lobim të qarqeve kriminale.

Do të zbulohet që në 213 tenderët e zhvilluar gjatë rreth dy viteve në detyrë, 35% janë me "Flamur të kuq"; 22% janë fiktivë për punë të sajuara të pakryera; 38% janë me nga 1 pjesëmarrës, ndërsa 57% janë me fond limit 60-80% më të larta se kostot reale.

Disa nga tenderët abuzivë:

Paralajmëruam publikim faktesh, në kuadër të hetimit që SPAK ka filluar për abuzimet me tenderët nga Drejtori i OST-së, Elisian Biçi, disa prej të cilave janë këto:

· Shërbime dizanjimi, materiale promovimi e evente, me vlerë 100 milionë lekë të vjetra.

· Mirëmbajtja e sistemit "SCADA-EMS" të Qendrës së Kontrollit, me vlerë 900 milionë lekë.

· Suport, licenca dhe mirëmbajtje për pajisjet harduerike për 24 muaj, me vlerë 178 milionë lekë.

· Ndërtimi i nënstacionit të ri 220/110 kV-Traktora me autotransformator, vlera 9.2 miliardë lekë.

· Blerje materiale për nënstacione, me vlerë 1 miliardë e 246 milionë lekë.

· Mirëmbajtja e sistemit GPS për automjetet e OST-së, me vlerë 6.8 milionë lekë.

· Licenca, upgrade, mirëmbajtje e platformës IT dhe matjes online, me vlerë 237 milionë lekë.

· Aksesorë për mirëmbajtjen e fibrave optike dhe Spare Part DWDM, me vlerë 127 milionë lekë.

· Kalimi në kabllor i segmentit Traktora-Farkë, me vlerë 1 miliardë e 817 milionë lekë.

· Linja 110 kV Tirana 1-Traktora, me vlerë 2 miliardë e 460 milionë lekë.

· Vegla pune e materiale për mirëmbajtjen e linjave të tensionit të lartë, vlera 735 milionë lekë.

· Zhvillimi dhe mirëmbajtja e Sistemit të Menaxhimit të Tregut, me vlerë 195 milionë lekë.

· Riparim i linjës kabllore Traktora-Farkë, me vlerë 127 milionë lekë.

· Tokëzimi i transformatorëve T3-T4, me vlerë 146 milionë lekë.

· Ndërtimi i linjës së re Çorovodë-Këlcyrë, me vlerë 4 miliardë e 437 milionë lekë.

· Marrje automjetesh me qira operacionale leasing për 5 vite, me vlerë 284 milionë lekë.

· Blerje materiale higjieno-sanitare, me vlerë 126 milionë lekë.

Këto procedura që publikuam dhe 132 të tjera, nga 213 tenderë në total që ka firmosur, shpallur e zhvilluar Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit të Energjisë Elektrike, Elisian Biçi, gjatë dy viteve në detyrë, janë lëndë e parë për hetimin që ka filluar SPAK.

Duhen hetuar pasuritë e deklaruara e të fshehura që ky gramshiot "çapkën e punë-mbaruar" ka vënë gjatë 2 viteve në krye të OST-së dhe gjatë viteve në OSHEE, për të cilat do të flasim në vijim.

Por ka dhe një dosje tjetër: Sipas agjencive hetimore britanike e shqiptare, rezulton se drejtori Elisian Biçi është përfshirë si menaxher dhe ortak në një rrjet kompanish mashtruese për shërbime punësimi në Angli./Pamfleti elisian bici ost Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Kompania e drejtoreshës së AZHBR përfn te kontrabandisti Mario Berberi, pazari i fotovoltaikëve dhe korruptimi i doganave 12 Nëntor 2026, 15:5915:59Anti-Mafia Rama josh Arkend Ballën me kullën 20-katëshe në Golem? Dekani i Durrësit Linert Lirëza prestanome i deputetit socialist 12 Nëntor 2026, 12:5712:57Anti-Mafia Gjurmët e zullumeve të Vlora Hysenit: SPAK heton zinxhirin e fshirjes së sekreteve, 9 shefa të SHISH-it do merren në pyetje 11 Nëntor 2026, 15:3815:38Anti-Mafia Durrësi, porta ku bandat luftojnë për territor: Arrestimet e Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit rihapin betejën për kontrollin e portit 11 Nëntor 2026, 11:1611:16Anti-Mafia “Libri i Zi” i PD-së për zgjedhjet 2021/ Gjergj Luca, nga pazaret e votave për PS te denoncimi për strehimin e bandave në Labinot 10 Nëntor 2026, 16:1016:10Anti-Mafia Vëllezërit e Vlora Hysenit u hetuan nga Anti-Mafia e Nicola Gratteri për trafik droge; operacioni “Karaburun” goditi rrjetet e narkotrafikut ballkanik 9 Nëntor 2026, 19:3019:30Anti-Mafia