Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca jashtë PS-së/ Rama e konfirmon nga Asambleja e Tiranës: Të dy janë të përjashtuar nga kjo shtëpi


Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS për Tiranën, Rama iu referua dy figurave socialiste si “të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi”.

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë e PS për Tiranën, Rama iu referua dy figurave socialiste si “të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi”. Të shtunën e kaluar kryeministri propozoi largimin e Spiropalit dhe Ndrecës, por Asambleja nuk votoi për përjashtimin e tyre, ndërsa gjatë mbledhjes në Gjirin e Lalzit pati edhe replika mes kryeministrit e ish-kryetares së Kuvendit. Në mbështetje të Spiropalit dolën vetëm Erion Braçe, Fatmir Xhafaj dhe Pandeli Majko, të cilët kundërshtuan përjashtimin e saj nga forumet drejtuese socialiste. Edi Rama: Si mund të largohet nga puna arbitrarisht një grua që e ka mbajtur me dinjitet uniformën e kryepolicit bashkiak, dhe të tjerë drejtues e punonjës të bashkisë së Tiranës pse nuk u bëjnë like dhe share dorëshkrimeve të Lalit, nga burgu imagjinar politik apo pse nuk gëzojnë mbështetjen e avokatit të tij. Ky i fundit i adresohet shkresërisht Bashkisë së Tiranës, duke firmosur si drejtues politik, ndërkohë që është thjesht një nga 2 të përjashtuarit e ditëve të fundit nga kjo shtëpi. Nuk do të tolerohet më askush që flet dhe sillet me detyrat ndaj popullit dhe kësaj familje si e “ëma e Zeqos në majë të thanës”. E përsëris, nuk e gjykoj dot Erionin për çfarë ai thotë dhe bën, por uroj me gjithë zemër që të kuptojë që është në gabim ditë e natë në raport me mua dhe PS-në. Por ne do ta gjykojmë me ashpërsinë më të madhe politike këdo në Bashkinë e Tiranës që do të zbatojë këtë kuturisje qorre kundër njerëzve të bashkisë, qofshin anëtarë të kësaj familje, qofshin shërbëtorë politikë pa parti si Elona Lalaj, apo qofshin edhe qytetarë demokratë që punojnë në radhët e mijëra njerëzve në Bashkinë e Tiranës. E dimë të gjithë që mungesa e kryebashkiakut është një problem shumëplanësh për eurinë e punëve. Këtë do ta zgjidhim në 9 maj me fitoren në ditën e madhe të Europës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb “Nuk e gjykoj Erionin për çfarë thotë, por duhet të kuptojë se është gabim në raport me mua dhe PS”/ Rama: Më 9 maj zgjidhja për Tiranën, do të fitojmë “Ashtu ishte Tirana që morëm ne, e kishin lënë të lëngojë”/ Rama flet për protestën, por harron dhunën ndaj të rinjve: Rruga e Durrësit me semaforë të shkatërruar e trotuarë të shkulur Rama nga Asambleja e PS: Si mund të largohet kryepolicja e Tiranës pse nuk bën “like” postimeve të Veliajt? “Kush sillet si ‘e ëma e Zeqos në majë të Thanës’, s’ka më vend në PS”/ Rama mesazh për Veliajn dhe Spiropalin: Goditja e njerëzve me porosi nga lart, s’do harrohet dhe nuk do të falet Veliaj në paraburgim/ “Kryeqyteti prej dy vitesh me ‘kokë të prerë’”, Rama: Nuk ishte në dorën tonë ta ndalnim, qytetarët e Tiranës paguajnë haraçin Etiketa: Asambleja e PS edi rama Elisa Spiropali Erion Veliaj plarent ndreca