Lajme Zone
Eliminohet 46-vjeçari në Tiranë, autori e qëllon nga një mjet në lëvizje! Banorët: S’dëgjuam të shtëna, menduam se ishte aksident! I biri në lot: Ku e kam plakun? (EMRI+VIDEO)
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Eliminohet 46-vjeçari në Tiranë, autori e qëllon nga një mjet në lëvizje! Banorët: S’dëgjuam të shtëna, menduam se ishte aksident! I biri në lot: Ku e kam plakun? (EMRI+VIDEO)

Një 46-vjeçar në Tiranë është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda makinës së tij në rrugën "Mihal Popi." Autoritetet kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku brenda makinës tip 'Volvo' në zonën e stadiumit "Selman Stermasi" është gjetur Ismet Habili. Dyshohet se atentati është kryer nga një automjet në lëvizje. Plumbi është gjendur në pjesën e gojës dhe prej andej ka dalë në kokë. LEXO edhe...Tira

Një 46-vjeçar në Tiranë është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda makinës së tij në rrugën "Mihal Popi." Autoritetet kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku brenda makinës tip 'Volvo' në zonën e stadiumit "Selman Stermasi" është gjetur Ismet Habili. Dyshohet se atentati është kryer nga një automjet në lëvizje. Plumbi është gjendur në pjesën e gojës dhe prej andej ka dalë në kokë. LEXO edhe...Tiranë/ 46-vjeçari u gjet i vrarë në makinë, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën? (VIDEO) Raportohet se është dëgjuar vetëm një e shtënë. Banorët e zonës thonë se kanë dëgjuar vetëm përplasjen e makinës. Ka qenë një qytetar i cili ka njoftuar policinë pasi e ka gjetur automjetin të dëmtuar duke menduar se bëhej fjalë për një aksident. Në vendngjarje ka mbërritur edhe i biri, i cili mes lotësh thërret "Ku e kam plakun?" Viktima, me origjinë nga Kavaja, nuk rezulton me precedent penal. Policia i ka hapur edhe celularin, ndërsa po shihen edhe kamerat e sigurisë në zonë. Trupi po dërgohet për ekzaminime të mëtejshme për të shqyrtuar nëse bëhet fjalë për vetëvrasje, pistë që policia nuk e përjashton. Njoftimi i policisë: Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Lajm në përditësim... Ora 21:37 Tiranë/ 46-vjeçari u gjet i vrarë në makinë, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën? (VIDEO) Djali i viktimës Ismet Habili, i cili është gjetur i vrarë me armë zjarri në makinën e tij pranë stadiumit “Selman Stermasi” në Tiranë, pak minuta më parë, ka mbërritur i tronditur në vendngjarje.Në pamjet e siguruara nga Report Tv, dëgjohen britmat e 18-vjeçarit që kërkon të atin.“Ku është plaku? Ku është baba im? Ikni! Ku e kam babën? Ku është babi?”, thërret ai duke shtyrë të tjerët që përpiqen ta qetësojnë. Share P.J/ReportTv.al vrasje me armë zjarri ismet habili policia Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19% Jo 77.8% Disi 3.3% Vota total: 8938 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?