Policia e Elbasanit ka vendosur në pranga 43-vjeçarin Ervis Tivarit dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë, autorë që i shpërthyen me tritol makinën e një qytetareje. Njoftimi i policisë Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 05.11.2026, rreth orës 02:00, në lagjen “28 Nëntori”, ku u dëmtua me lëndë plasëse automjeti në pronësi të shtetases A. D., organizuan dhe finalizuan, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, operacionin policor të koduar “Porosia”. LEXO EDHE:Trafik i rënduar automjetesh në aksin Tiranë-Elbasan, Policia Rrugore ndërhyn për menaxhimin e situatës (VIDEO) Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, deklarimeve të marra dhe këqyrjes së pamjeve filmike, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i ngjarjes dhe ndalimi i shtetasit: E. T., 43 vjeç, banues në Durrës (i cili dyshohet se ka siguruar automjetin e përdorur për kryerjen e ngjarjes). Gjithashtu, u shpallën në kërkim policor shtetasit: O. E., 36 vjeç; M. A., 33 vjeç, të dy banues në Elbasan; dhe B. N., 17 vjeç, banues në Durrës. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar dhe realizuar vendosjen e lëndës plasëse në automjetin në pronësi të shtetases A. D.. Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. lajm ne perditesim... ------------------------------- Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Xh.K M.V Shqiptarja.com TAG: Elbasan Alba Duhanxhi Ervis Tivari Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Nëntor, 11:50
Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 49.4% Veliajn 19.7% Asnjërin 30.9% Vota total: 1317 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

