SARANDË- Një klithmë nëne e tronditi mëngjesin e kësaj të diele shtatori në Sarandën bregdetare, ku ende turistët janë me mijëra. Thirrja e saj plot dhimbje për të birin, pasoi breshërinë e plumbave që vetëm pak minuta më herët, pak para orës 10, e lanë të vdekur në vend, në qendër të qytetit, 44-vjeçarin Artan Myrtaj. Myrtaj, i njohur në qytet si “Tani i Ruzhdiut’, sapo kishte pirë një kafe në lokalin e kryqëzimit te ish-agjencia, një zonë e populluar në Sarandë. E kishte ftuar një mik, por më të ndenji vetëm pak minuta. U ngrit dhe teksa largohej i qetë, një motor me dy persona me skafandra në kokë, është afruar dhe kanë shtënë menjëherë drejt 44-vjeçarit. Fillimisht nuk kanë mundur ta qëllojnë, por teksa Myrtaj tentoi të largohej i frikësuar, vetëm pak metra me tutje, breshëria e plumbave u bë fatale. Artan Myrtaj vdes në vend. LEXO edhe...Vrasja e ‘Tanit të Ruzhdiut’/ Kryepolici Hita në Sarandë, mbledhje urgjente me drejtuesit vendorë të Policisë “Ai piu kafe se e ftoi dikush këtu. U ulu piu kafe, i thotë shokut që e ftoi do iki. 5 metra, erdhën dhe bënë goditjen e parë, ai e kuptoi dhe iku më vrap. Ata e sulmuan”, rrëfen dëshmitari. Nga atentati u plagos një 73-vjeçar. Xhevdet Skëndaj, i cili mori një plumb në shpinë teksa thjesht po kalonte në rrugë, pa asnjë lidhje me viktimën. I moshuari i nis menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë me helikopter, ku pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve. Vrasësit u larguan menjëherë, të pashqetësuar nga uniformat blu, komisariati i të cilave është vetëm 70 metra larg. Madje policisë iu deshën 10 minuta që të vinin në vendngjarje. Në kryqëzimin e vogël gjetën disa gëzhoja plumbash të shpërndarë në rrugë. Gjurmët e plumbit në xhamat e lokalit dëshmojnë se vetëm fati deshi që nuk pati të lënduar apo viktima të tjera. Një orë pas ngjarjes Policia e Sarandës njoftoi se ka ngritur postblloqe në rrugët që lidhin qytetin me Vlorën dhe Gjirokastrën por ende nuk ka asnjë të dhënë për autorët. “Rreth orës 09:55, te ish-agjencia, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës”, njofton Policia. Në Sarandë ka shkuar edhe kryepolici Skënder Hita, i cili do të zhvillojë një mbledhje urgjente me strukturat e Policisë atje, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në qytetin bregdetar, por edhe ngjarjeve të tjera kriminale që kanë 'goditur' sëfundmi këtë qytet. Pista kryesore e hetimit do të jetë një ngjarje e vitit të kaluar në Sarandë. Viktima e kësaj të diele Artan Myrtaj kishte vetëm pak javë që ishte liruar nga burgu dhe ishte lënë në detyrim paraqitje, pasi u arrestua korrikun e vitit 2025, i përfshirë në ngjarjen kur Ramadan Zoto plagosi dy të rinj nga Kamza, për shkak të një konflikti për tokat në bregdet. Plagosja e dy të rinjve nga Kamza u pasua nga një zinxhir ngjarjesh kriminale në Sarandë, shpërthimi me tritol i makinës së Klaus Jaçajt, vrasja e babait të tij, Isufit, dhe djegia e lokalit që Ramadan Zoto kishte dhënë me qira në Ksamil. Share Share Ora 17:00 Vrasja e ‘Tanit të Ruzhdiut’/ Kryepolici Hita në Sarandë, mbledhje urgjente me drejtuesit vendorë të Policisë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka shkuar në Sarandë, ku po zhvillon një mbledhje urgjente me drejtuesit vendorë të Policisë.‘Vizita’ e tij në Sarandë vjen pas ngjarjes së rëndë kriminale të ndodhur sot, ku dy persona me motor ekzekutuan në një atentat 44-vjeçarin Artan Myrtaj. Nga breshëria e të shtënave mbeti i plagosur edhe 73-vjeçari Xhevdet Skëndaj, i cili mori një plumb në shpinë teksa po kalonte rrugën.Po ashtu, takimi i Hitës më drejtuesit e Policisë në Sarandë vjen pas ngjarjeve të rënda kriminale që janë regjistruar muajt e fundit në qytetin bregdetar. Share Ora 13:44 Atentati në Sarandë/ Komisariati vetëm 70 metra larg, policisë iu deshën 10 minuta për të mbërritur në vendngjarje! Komisariati i Policisë së Sarandës ndodhet vetëm 70 metra larg vendit ku u vra Artan Myrtaj paraditen e së dielës. Në foton më lart, me të kuqe është shënuar vendi i atentatit te kryqëzimi pranë ish-agjencisë, ndërsa me blu komisariati. Pavarësisht distancës prej vetëm 70 metra larg, sipas informacioneve të Report Tv, efektivëve iu deshën të paktën 10 minuta për të mbërritur në vendngjarje. Share Ora 13:02 Atentati në Sarandë, kalimtari që mbeti i plagosur mbërrin te Trauma (VIDEO) 73-vjeçari Xhevdet Skëndaj që mbeti i plagosur gjatë atentatit në Sarandë është dërguar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë. Ai ka mbetur i plagosur me një plumb në shpinë dhe do të marrë mjekim më të specializuar. Share Ora 12:58 Report Tv sjell pamjet, xhami i lokalit ku ishte ulur ‘Tani i Rruzhdiut’ bëhet shoshë nga plumbat (VIDEO) Report Tv sjell të tjera pamje nga vendi ku mbeti i vrarë 44-vjeçari Artan Myrtaj, i njohur ndryshe edhe si Tani i Rruzhdiut. Në pamje shihet dera prej xhami e lokalit ku ishte ilur 44-vjeçari, e cila është bërë shoshë nga plumbat. Share Ora 12:52 Vrasja e ‘Tanit të Rruzhdiut’/ Dëshmitari: Sapo u largua nga kafja, autorët hapën zjarr! Ai iku me vrap, por e sulmuan Një dëshmitar ka rrëfyer momentet e vrasjes së Artan Myrtajt në qendër të Sarandës. Sipas tij, 44-vjeçari kishte shkuar në lokal pasi e kishte ftuar një shok. Pasi piu kafen, autorët me motor dhe skafandra hapën zjarrë. 44-vjeçari tentoi të largohej me vrap, por autorët e ndoqën dhe e qëlluan sërish.“Ai piu kafe se e ftoi dikush këtu. U ulu piu kafe, i thotë shokut që e ftoi do iki. 5 metra, erdhën dhe bënë goditjen e parë, ai e kuptoi dhe iku më vrap. Ata e sulmuan”, rrëfen ai. Share Ora 11:08 Atentati në Sarandë/ 44-vjeçari ishte ulur për kafe, sapo pikasi autorët tentoi të largohet me vrap! Autorët e qëlluan të dy 44-vjeçari Artan Myrtaj, i cili u vra në Sarandë, sapo ishte ulur për kafe në një lokal pranë kryqëzimit të ish-agjencia, kur dy autorët, që kishin ardhur nga rruga “Lefter Talo”, iu afruan dhe qëlluan të paktën dy herë. Kafja ndodhet në mes të qytetit të Sarandës, ndërsa 42-vjeçari sapo ka pikasur autorët tentoi të të largohej me vrap drejt rrugës “Vangjel Pandi”. Dyshohet se të dy autorët kanë qëlluar me armë zjarri dhe ai u vra në mes të rrugës, siç shihet edhe në foto trupi i pajetë. Share Ora 10:53 U ekzekutua në Sarandë, 44-vjeçari i arrestuar në 2025-ën për plagosje pas një sherri për tokat Artan Myrtaj, 42-vjeçari që u ekzekutua në mes të qytetit të Sarandës paraditen e së dielës, del i skeduar edhe në një ngjarje tjetër kriminale. Më 18 korrik 2025, ai rezulton i arrestuar si i përfshirë në plagosjen e 2 personave, Gëzim Hajdaraj e Ernest Lame, pas një sherri për tokat në bregdet. Vetëm dy ditë pas plagosjes, ai u arrestua nga Policia e Sarandës i akuzuar për veprën penale “përkrahje e autorit të krimit”. Share Ora 10:41 U ekzekutua në mes të Sarandës nga dy persona me skafandra, Report Tv siguron foton e 44-vjeçarit Report Tv ka siguruar foton e 44-vjeçarin Artan Myrtaj, i cili u ekzekutua paraditen e sotme në mes të qytetit të Sarandës. Dy persona me motor dhe skafandra qëlluan me armë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend. Share Ora 10:21 VIDEO/ ‘O djali i nënës!’ Momenti prekës kur e ëma mëson për vrasjen e 44-vjeçarit në Sarandë Pamje të rënda nga vendi i atentatit në qendër të Sarandës, ku u vra me armë zjarri Artan Myrtaj. Nëna e 44-vjeçarit shpërthen në lot sapo sheh të birin e pajetë të shtrirë, ndërsa një grua dhe një efektiv policie përpiqen ta mbajnë. Share Ora 10:09 Report Tv siguron emrin, ja kush është 44-vjeçari që u ekzekutua në Sarandë! U qëllua nga dy persona me motor dhe skafandra Artan Myrtaj është 44-vjeçari që u vra me armë zjarri paraditen e sotme në Sarandë. Dy persona me mortor dhe Skafandra qëlluan me armë ndaj 42-vjeçarit dhe u larguan. Share Ora 10:05 Atentati në Sarandë, momenti kur i plagosuri futet në ambulancë (VIDEO) Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes në Sarandë, ku një person u vra me armë zjarri dhe një kalimtar mbeti i plagosur. Në pamje shihet momenti kur ai dërgohet në ambulancë. Share SI.E./R.Xh/ReportTv.al Xhevdet Skendej Artan Myrtaj Vlore sarande vrasja e artan myrtajt vrasje Komento Komente Bobi: 20/09/2026 15:19 Grupi i Ervis Lami Jeton Lami dhe te tjere duhen zhdukur nga shteti sa nuk esht vone.kan marr nje superxhiro.sepse kan marr shum leke me nxjerr ne prite vis martinin dhe spo din te ndalen pani shkri.Policia Spak merrni masa !! Përgjigju o bobi: 20/09/2026 16:57 Kta po bajn pastrim total kush ju del para po e eliminojn zdun tja din me faj pa faj thjesht dun te krijojn terror ke njerzit i kan hy tiranes e sarandes der ne der me gjoba e tu ju marr prona njerzve nese shteti nuk i nal do bahet kasaphane. Andrea: 20/09/2026 13:30 Nese shteti nuk merr masa per banden e Kamzes i bie qe ska me shtet. Ca behet keshu o Edi Rama. Gjithe keto vrasje dhe asnje ndalim. Ku je o gjigand qe do na fusesh ne Europe ? Ku je o gjigand qe na ktheve si ne Meksike. Përgjigju Zani partizani: 20/09/2026 16:57 Çfarë faji ka Rama këtu kur policia e Ramës i kap dhe bashkpuntorët me kriminelët, bandat gjykatat i lëshojnë kjo gjendje dotë jetë e përherëshme i dashur Andrea. Ca lidhje: 20/09/2026 15:08 Ca lidhje ka banda e kamzes? Dhe kush qenka kjo bande kaq rrezikshme? Ka dal e re ne skene? James Baker: 20/09/2026 13:05 A mor komunizem qe na i veshe nenat me te zeza. Lerini mor njerezit te sillen si ujq me njeri tjetrin, se do lulezoje vendi. Përgjigju Shqiptar: 20/09/2026 12:07 Shtet rrobqir futi njerzit ne lufte .
Shqiperia nuk ka per tu bere kurren e kurres shtet perderisa ekziston ligji 7501 dhe gjithe kadastrat qe kane fallcifikuar cdo pronë dhe emer pronari. Përgjigju Arta: 20/09/2026 12:00 Gjynaf djale i ri mere prinderit ke do connessione ne varr neser,per sa i perket pronave e gjithe shqiperia eshte katandis si mos me keq per tokat,verioret u bene me toka ne shqiperin e mesme pa pagu asnje qindarke po edhe jugu morì toka si ne shqiperi te mesme edhe ku kan lind,vetem shqiperia e mesme ka ngel me ligjin e plakut mere se i gjithe problemin e krijoi ai me pronat,e boni me prona e Vila te gjithe femijet e tij. Përgjigju Keci: 20/09/2026 10:39 Këta të shkretët 30 vjet me prona në sarandë vijnë këta kriminelat e Tiranës dhe duan tua marrin me forcë.Vajmedet Saranda e shkretë nga një qytet i qetë para disa vitesh në qytet kriminal nga mafia e pronave.E mkr Gys Agasi ca u bëre njerëzve me fallcifikimet e kullës Përgjigju UPS: 20/09/2026 12:15 Keshtu osht kur vij ato nga Mali me 3 faqe mure e me shkom mbas shtepis erdhen atje e u duk kalifonja . E dhatruun saranden Alb: 20/09/2026 10:19 Kjo ashte demokracia Përgjigju Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 6.4% Të gabuar 88.7% Nuk e di 4.9% Vota total: 5269 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

