Lajme Zone
Ekzekutimi në Sarandë/ Kush ishte “Tani Ruzhdiut”, i përfshirë në një plagosje në 2025 dhe i dënuar për vjedhje
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Ekzekutimi në Sarandë/ Kush ishte “Tani Ruzhdiut”, i përfshirë në një plagosje në 2025 dhe i dënuar për vjedhje

Artan Myrtaj, 44 vjeç, i njohur si “Tani Ruzhdiut”, është personi që u vra në qendër të qytetit të Sarandës, ku dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motor, e qëlluan me armë

Artan Myrtaj, 44 vjeç, i njohur si “Tani Ruzhdiut”, është personi që u vra në qendër të qytetit të Sarandës, ku dy persona të maskuar, të cilët lëviznin me motor, e qëlluan me armë

Myrtaj ishte me precedentë të mëparshëm penalë dhe ishte i përfshirë edhe në një ngjarje të ndodhur në korrik të vitit të kaluar, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj, nga Kamza.

Sipas hetimeve, autor i plagosjes dyshohet Ramadan Zoto, ndërsa Myrtaj, Klaus Jacaj dhe Erjon Canaj akuzohen se e kanë ndihmuar autorin pas ngjarjes dhe gjatë largimit. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Pas kësaj ngjarjeje, në Sarandë nisi një seri episodesh të dyshuara hakmarrjeje. Me tritol u vra babai i Klaus Jacajt, Isuf Jacaj, ndërsa më herët ishte regjistruar edhe një rast i dëmtimit të pronës së Ramadan Zotos.

Për plagosjen e Lamës dhe Hajdarajt, në burg ndodhet Ramadan Zoto. Artan Murtaj dhe Klaus Jacaj, të akuzuar për “përkrahje të autorit të krimit”, janë liruar pak kohë më parë, ndërsa Erjon Canaj vijon të jetë në kërkim.

Myrtaj ishte i dënuar edhe më herët për “vjedhje” dhe, sipas të dhënave të hetimit, njihej si përdorues i lëndëve narkotike./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet artan myrtaj