Vrasja e Viktor Bardhit ka çuar hetuesit drejt pesë banesave në zonën e Lezhës, ku janë kryer kontrolle me vendim të Gjykatës, në kuadër të hetimeve për identifikimin e autorëve të ekzekutimit.
Kontrollet janë ushtruar në banesat e disa pjesëtarëve të familjes Reçi dhe personave të afërt me ta, ndërsa në fokus kanë qenë prova apo elementë që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Viktor Bardhi u qëllua për vdekje teksa ndodhej brenda automjetit të tij. Autorët dyshohet se kanë përdorur një armë zjarri me silenciator, çka ka vështirësuar edhe më tej zbardhjen e dinamikës së krimit.
Ndërkohë, hetimet vijojnë në disa pista, me vëmendjen e përqendruar te konfliktet dhe përplasjet e mëparshme që mund të kenë lidhje me ekzekutimin e Bardhit.
Kontrollet në pesë banesat e lidhura me familjen Reçi pritet të ndihmojnë në sigurimin e provave të reja, ndërsa autorët e vrasjes mbeten ende të paidentifikuar.
