Gazetari dhe kryeredaktori i emisionit “Në Shënjestër”, Dritan Laci, ka zbardhur detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Selami Hasanit, ngjarje e ndodhur paraditen e sotme në Fier. I ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, Laci u ndal te dinamika e atentatit, e kaluara kriminale e viktimës dhe pista ku po përqendrohen hetimet e policisë. Sipas gazetarit, Selami Hasani ishte duke punuar në pjesën e jashtme të banesës së tij në momentin kur u qëllua për vdekje. Laci ngriti dyshime se ekzekutimi mund të ketë lidhje me një konflikt të hershëm kriminal, që daton që në fillim të viteve ’90 dhe që më pas mund të jetë shndërruar në një sagë hakmarrjeje mes familjeve në Fier. Ai theksoi se viktima nuk e kishte përfunduar të gjithë dënimin, pasi kishte përfituar ulje dhe ishte liruar vetëm rreth 20 ditë më parë.
Gazetari përmendi gjithashtu një ngjarje të ndodhur 23 vite më parë në qytetin e Fierit, ku u vra nipi i Arben Isufajt, duke ngritur dyshimet se atentati i fundit mund të jetë një hakmarrje e lidhur me atë konflikt të vjetër.
Sa i përket autorëve, sipas informacioneve të bëra publike, dyshohet se në ekzekutim kanë marrë pjesë dy persona, të cilët janë filmuar nga kamerat e sigurisë me kapuçë të zinj në kokë.
“Viktima ka qenë duke punuar në pjesën e jashtme të derës, në banesën e tij. Pse pikërisht është gjetur kjo ditë? Mund të shkojmë drejt një narrative. Viktima nuk e kishte kryer gjithë dënimin sepse kishte marrë ulje dhe ishte liruar etëm 20 ditë më parë. Por problemet me një familje në Fier që datojnë në fillim të vitet ’90, me një personazh të njohur si “Ben Qimja” , që kishte nisur një sagë hakmarrje. Rasti në fjalë duket se bën dallim sepse bëhet fjalë për një ngjarje që ka një sfond kriminal dhe më pas u kthye në një formë gjakmarrje. Kjo është pista e hetimit. 23 vite më parë është vrarë në qytetin e Fierit nipi i Arben Isufaj dyshohet se kjo mund të jetë një hakmarrje. Deri më tani thuhet se janë dy autorë, janë verifikuar nga kamerat që mbanin në kokë kapuç të zinj. Dhe më pas janë djegur edhe dy makina. Po bëhet një krehje e kamerave të zonës, të parët që shoqërohen janë familjarë që janë në hasmëri me viktimën. Ndërsa Jakup Hasani që mbeti i plagosur , nuk raportohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb U ekzekutua me breshëri plumbash në Fier/ Nga hasmëria me Ben Qimen tek arratia e dënimi me 25 vite burg, kush ishte viktima ‘Sel Çami’? Ekzekutimi i “Sel Çamit” në Fier/ Vëllai i viktimës i përfshirë në vrasjen e babait dhe nipit të “Ben Qimes”. Dyshimet dhe saga e hakmarrjeve, çfarë zbuloi emisioni “Në Shënjestër” (VIDEO) Vrasja në Fier/ Del nga rreziku për jetën nipi i viktimës, përfn operacionin dhe dërgohet në reanimacion Atentati në Fier, shoqërohen tre persona në polici/ Zbardhen detaje nga ngjarja, ja çfarë u zbulua nga kamerat dhe brenda makinës së djegur Atentati në Fier/ Brenda mjetit të djegur në Dërmenas gjenden dy armë zjarri VIDEO/ Ekzekutimi i Selami Hasanit në Fier, policia kontrolle intensive në Lushnjë dhe Vlorë VIDEO/ U përdor në atentatin ndaj Selami Hasanit, dalin pamjet nga automjeti i shkrumbuar, autori ende i paidentifikuar E qëlluan në oborrin e banesës! Vrasja e Selami Hasanit, policia njoftim zyrtar: Mbeti i plagosur edhe nipi i tij, gjendet i djegur automjeti i autorit (VIDEO) VIDEO/ Vrasja në Fier, dalin pamjet nga vendngjarja, policia rrethon zonën FOTO/ Ky është viktima në Fier, nga ngjarja mbeti i plagosur edhe nipi E rëndë në Fier/ Gjendet i vrarë Selami Hasani, i përfshirë në vrasjen e nipit dhe babait të “Ben Qimes” Etiketa: atentati ben qimja fier selami hasani vrasja
