Lajme Zone
Ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin, drejt tyre u derdhën mbi 50 plumba kallashi! Autorët i zunë pritë në një kthesë, gjendet mjeti i djegur
Të tjeraReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 9 burime — Krahaso mbulimin →

Ekzekutimi i babë e bir në Dukagjin, drejt tyre u derdhën mbi 50 plumba kallashi! Autorët i zunë pritë në një kthesë, gjendet mjeti i djegur

Më shumë se 50 plumba dyshohet se janë qëlluar në drejtim të fuoristradës me të cilën udhëtonin dy viktimat dhe personi që mbeti i plagosur pasditen e djeshme në Dukagjin.

Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i babë e bir një ditë më parë në fshatin Mgull të Dukagjinit. Sipas burimeve për Report Tv drejt fuoristradës me të cilën udhëtonin dy viktimat (Lekë e Prel Gjoni) dhe Lazer Bashi që mbeti i plagosur u qëllua me 50 plumba kallashi. Babë e bir po udhëtonin nga fshati Mgull në drejtim të Shkodrës, kur u zunë në pritë në një kthesë pranë fshatit Xhan, rreth dy kilometra larg rrugës që lidh zonën e Pultit me Shoshin. LEXO edhe...Shkodra tërheqëse për të huajt që vizitojnë Shqipërinë! Turistët provojnë edhe biçikletat e ujit: Do të rikthehemi Pas breshërisë së plumbave, Lekë e Prel Gjoni ndërruan jetë në vend, ndërkohë personi i tretë, që ndodhej në sediljen e pasme mbijetoi. Pasi mori ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ai u transportua drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Policia dyshon se në atentat kanë marrë pjesë më shumë se një person. Pas të shtënave, autorët dyshohet se janë larguar me një fuoristradë. Policia nuk ka përcaktuar ende motivin e krimit. Një nga pistat që po hetohet është ajo e gjakmarrjes, pasi, sipas të dhënave paraprake, familja Gjoni ka qenë e përfshirë vite më parë në një hasmëri. Megjithatë, grupi hetimor po shqyrton edhe pista të tjera që mund të kenë çuar në ngjarjen e rëndë me dy të vrarë dhe një të plagosur. Lajm në përditësim… Xh.K/ReportTv.al dukagjin Shkoder Prel Gjoni Leke Gjoni lazer bushi Komento Komente Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret? Mirë 61.9% Keq 29.8% Nuk e di 8.3% Vota total: 1030 Sondazhi i ditës: Si po menaxhohet situata me zjarret?