Eksperti Ledion Krisafi ka folur për ndikimin e mundshëm të Rusisë në protestat në vende të ndryshme, duke u ndalur te roli i rrjeteve sociale në përhapjen e narrativave që, sipas tij, mund të nxisin tensionet dhe dhunën.
Krisafi u shpreh se protestat në vende të ndryshme lindin për arsye konkrete, por aktorë të jashtëm mund të shfrytëzojnë pakënaqësitë ekzistuese për të ndikuar në zhvillimet e tyre.
Krisafi pretendoi se dhjetëra mijëra llogari në rrjetet sociale me origjinë ruse nxisin dhe amplifikojnë elemente të caktuara të protestave. Sipas tij, këto llogari kontribuojnë në përhapjen e urrejtjes fetare dhe ndëretnike. Ai foli gjithashtu për lëvizjet e ekstremit të majtë dhe mënyrën se si grupe të caktuara mund të shfrytëzojnë protesta që nisin për kauza të tjera, duke e zhvendosur vëmendjen drejt akteve të dhunshme. “ Kjo lëvizje ka vepruar në shumë vende të botës, më e rëndësishmja ka qenë në SHBA, ku secili shtet ka një karakteristikë të veçantë. Organizata të tilla shfrytëzojnë rastin sesa e fillojnë rastin. Nëse dikush del në rrugë për edukimin, organizata të tilla shfrytëzojnë momente të caktuara dhe shfrytëzojnë rastin. Dhuna është e rëndësishme në lëvizje të tilla, sepse është ekstrem i së majtës. Këto janë ideologji që shkojnë përtej të martës. SHBA-ja dhe Trumpi e ka shpallur organizatë terroriste një organizatë që funksionon brenda vendit tënd. Lëvizje të tilla janë ekstrem i ekstremit.
Çdo protestë në vende të caktuara ka arsye të caktuara. Një aktor i rëndësishëm është edhe Rusia. Ndikimi i Rusisë është se nuk i nis ajo protestat; protesta nis për një arsye të caktuar dhe Rusia, përmes rrjeteve sociale, arrin të nxisë protestuesit. Rusia shfrytëzon çdo protestë. Në Francë ka protesta të forta për edukimin, me dhjetëra mijëra llogari në rrjetet sociale që kanë një origjinë ruse dhe që nxisin e theksojnë elementet. Në Francë, këto llogari nxisin urrejtjen fetare dhe ndëretnike. Në Shqipëri duhet të vërehet si është narrativa: theksohen kërkesat e protestuesve dhe nxitet dhuna.” Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet
