Elbasan - Ishte ora 04:05 e mëngjesit, kur në banesën e Lorenco Zerellarit në lagjen “5 Maji” në Elbasan hynë disa persona të veshur me uniforma policie, të paktën 5 persona, të maskuar dhe të armatosur. Në shtëpinë përdhesë banojnë të paktën 10 familjarë të rritur e deri të foshnje disa muajshe, pjesëtarë të komunitetit romë, të cilët ishin në gjumë. Disa prej tyre i kanë ndjerë të dyshuarit dhe menjëherë ka shpërthyer një situatë kaotike. LEXO edhe...Vjedhja e banesës në Elbasan, Report Tv siguron foton e makinës që u arratisën autorët e maskuar si policë! Mjetit i kishin mbivendosur targa të Kosovës “Mos lëvizni policia, më erdhën 4 veta brenda mos lëviz policia, me maska, o zotëri të të shikoj që je policia të vi s'kam kundërshtim, jo policia. Ku e ke pistoletën pa leje- drogë ke. Pastaj doli te muhabeti i lekëve, skam lekë, çohu, bërtisnin fëmijët plakës I ra të fikët. Ishin 6 fëmijë 3 muajsh 4 muajsh 10 vjec Janë tromaksur fëmijët", tha Lorenco Zerellari. Siç familjarët tregojnë, kaosi ka zgjatur të paktën 15 minuta, Fqinjët nga ana tjetër që po dëgjonin situatën terrorizuese në familjen Zerellari, kishin njoftuar ndërkohë policinë. Në këtë situatë ka ndërhyrë dhe nipi 19-vjecar i zotërisë, i cili siç rrëfen është goditur me pistoletë në kokë. "U tremba se më kanë drejtuar pistoletën më kanë gjuajtur më gjuajtu me pistoletë, ma drejtoi dhe drejtpërdrejtë", thotë 19-vjeçari. I zoti i shtëpisë nuk ka një emër për të bërë përgjegjës, por thotë se dikush mund të ketë treguar se situata e tyre ekonomike ishte përmirësuar. "Mund ta ketë bërë ndonjëri se Lorenci ka punuar emigrant. Cuni i filanit që mlbidhte hekura është bërë me shtëpi unë s'ja fus gishtin njeriun- e ka bërë ndonjë spiun pse ky më lart se mua", thotë ai. Policia në një njoftim zyrtar, tha se të dyshuarit morën 4 celularë dhe një shumë parash "Na thoshin ku e ke drogën edhe armën. Na morën tre telefona dhe tre mijë euro", tha familjarja. Më tej, familjarët por edhe banorë të lagjes, I kanë ndjekur me vrap autorët e dyshuar të cilët u larguan me një fuoristradë të cilën e kishin lënë në rrugën kryesore. Ndjekja nëpër rrugica me audio. Aty tashmë kishte mbërritur edhe një furgon i forcave të policisë që iu vu në ndjekje makinës së autorëve. Personat janë larguar në drejtim të zonës kodrinore, duke përfituar nga errësira, dhe kanë braktisur dy automjete, të cilat u sekuestruan nga policia. Njoftimi i policisë: Në lagjen “5 Maji”, shtetasi L. Z. ka njoftuar se rreth orës 04:05 të mëngjesit, disa persona të paidentifikuar janë futur në banesën e tij dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i kanë marrë 4 telefona celularë dhe një shumë parash. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje. Sapo kanë konstatuar praninë e shërbimeve të Policisë, personat janë larguar në drejtim të zonës kodrinore, duke përfituar nga errësira, dhe kanë braktisur automjetet. Vijon ndjekja për kapjen e tyre. Në vijim të veprimeve, janë gjetur dhe sekuestruar 2 automjete, të dyshuara se janë përdorur gjatë ngjarjes, veshje të ngjashme me uniformat e Policisë dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë grupit hetimor për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit. Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje Policia ka sekuestruar automjetin, ndërsa po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë. Share Ora 20:47 Vjedhja e banesës në Elbasan, Report Tv siguron foton e makinës që u arratisën autorët e maskuar si policë! Mjetit i kishin mbivendosur targa të Kosovës Report Tv ka siguruar foton e makinës që u arratisën autorët e maskuar si policë pasi vodhën një banesë në lagjen '5 Maji, Elbasan.Sipas burimeve automjetit i ishin mbivendosur targa kosovare. Ndërkohë targat shqiptare ishin deklaruar të humbura në Tiranë. Share Ora 15:55 Ekskluzive/ Të maskuar si policë grabitën banesën në Elbasan, momenti kur familjarët ndjekin hajdutët me vrap Report Tv ka siguruar momentin kur autorët e maskuar si policë largohen pasi grabitën banesën në Elbasan.Siç shihet edhe nga pamjet e mësipërme, shihet edhe pronari i banesës së bashku me familjarët e tjerë i ndjekin me vrap në lagje.Gjatë largimit autorët u ndoqën edhe nga një patrullë policie, por pa rezultat.Sipas policisë ata braktisën makinën dhe u larguan në drejtim të paditur. Share Ora 15:34 Vjedhja e banesës në Elbasan, Report Tv siguron foto të autorëve të maskuar si policë Report Tv ka siguruar foton e autorëve të maskuar si policë që grabitën banesën në Elbasan. Share A.C/Xh.K/ReportTv.al Lorenco Zerellari Elbasan grabitje 5 maji Komento Komente Lol: 12/10/2026 16:37 Mah çudi aty shkon vjedh me kaq pergatitje?? Përgjigju Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 21.4% Jo 72% Nuk e di 6.5% Vota total: 168 Sondazhi i ditës: Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?

