TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka nisur hetim disiplinor për 8 policë të Burgut të Fierit, pas sherrit që ndodhi në ambientet e paraburgimit mes anëtarëve të grupeve kriminale. Burime ekskluzive për Report Tv bëjnë me dije se drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka firmosur edhe urdhrin për përjashtimin e 8 policëve, 2 prej të cilëve akuzohen për mosdhënie informacioni, ndërsa të tjerët për mospërmbushje të detyrave. Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për të zbuluar shkakun që çoi në përplasjen mes Aldo Gjinit të grupit të Rrajave dhe Jurgen Zotos me Denis Bajrin, pjesë e grupit të Shkodrës. Burime i thanë Report Tv se 3 të paraburgosurit prej kohësh kalonin kohë bashkë në ambientin e përbashkët të sektorit dhe se më parë nuk kanë pasur konflikte. Hetuesit e kanë përjashtuar pistën e konfliktit të çastit dhe dyshojnë se plagosja e anëtarit të grupit famëkeq të Shkodrës të ketë qenë një mesazh nga grupet rivale, përfshirë këtu edhe grupin e Ibrahim Licit, me të cilin njihen për shumë përplasje të ashpra. LEXO edhe...Anëtarët e grupeve kriminale sherr në 'ajrimin' e Burgut të Fierit, Denis Bajri dhe një tjetër plagosen me brisk! Aldo Gjini i ‘Rrajave’ futet në izolim (VIDEO) Nga dëshmia që i është marrë Denis Bajrit, grupi hetimor ka arritur të zbardhë edhe dinamikën e ngjarjes. Në momentin e sulmit, burimet sqarojnë se Gjini dhe Zoto i kanë shkuar Bajrit me një telefon në dorë, duke i thënë “këtë mesazh e ke nga filani”. Më pas e kanë sulmuar me thikë artizanale. Në këtë moment Denis Bajri është kundërpërgjigjur dhe palët janë përplasur fizikisht. Të plagosur mbetën Bajri dhe Zota, i cili mësohet të ketë pësuar një plagë për shkak të goditjes me unazë që ka marrë nga anëtari i grupit të Bajrave. Të dy u dërguan në spitalin e Fierit për të marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Thika e përdorur për sulmin është sekuestruar bashkë me celularin, ndërsa këtë të fundit pritet ta marrë në dorë BKH për ekspertizë. Ndërkohë, Burgjet kanë urdhëruar transferimin e Jurgen Zotos në burgun e Burrelit dhe të Aldo Gjinit në atë të Drenovës. Të dy do të izolohen për 3 muaj. Denis Bajri akuzohet nga SPAK si pjesë e grupit kriminal Ervis Martinajt, i zhdukur që prej gushtit 2022. Për llogari të Martinajt, Denis Bajri akuzohet se ka marrë pjesë në eliminimin e Gjin Ndojit në 2020-ën. Ai u ekstradua nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tashmë SPAK e ka kaluar dosjen e tij për gjykim. Aldo Gjini është pjesë e grupit kriminal të ‘Rrajave’ të Fushë-Krujës, të cilët akuzohen nga SPAK se kanë trafikuar 2.4 ton marijuanë e kokainë drejt Evropës, operacion i finalizuar në fillim të vitit në janar, mes të cilëve edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Grupi trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Malit të Zi dhe Gjermaninë, nga Shqipëria drejt Turqisë si edhe nga vendet e Amerikës së Jugut drejt vendeve të BE-së. Aldo Gjini në korrik 2021, u përfshirë në një plagosje në Tiranë. Më herët kërkohej nga Euripol për vrasje dhe trafik armësh. Ai dyshohet autor i një plagosje në nëntor 2020 në Luksemburg. Në vitin 2016 u arrestua në Itali, për shpërndarje droge. Ndërkohë, i burgosuri tjetër pjesë e sherrit, Jurgen Zoto, ndodhet në burg për veprat penale të vjedhjes dhe armëmbajtjes pa leje. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./ReportTv.al Jurgen Zoto Denis Bajri ibrahim lici burgu i fierit Aldo Gjini Drejtoria e Burgjeve Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.1% Jo 61.2% Nuk e di 4.6% Vota total: 4307 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

