Lajme Zone
Ekskluzive/ Rama, ndryshime në qeveri
PolitikëCNA

Ekskluzive/ Rama, ndryshime në qeveri

Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë disa ndryshime në qeverinë e tij, lëvizje që vijnë pas ndryshimeve të fundit që u bënë më 14 shkurt të këtij viti dhe pas më shumë se 50 ditëve protesta. Burime për CNA, bëjnë me dije se kryeministri pritet të bëjë disa lëvizje jo vetëm i detyruar nga protestat por edhe për shkak të disa ministrave që duket se në përformancën e tyre në kuadër të integrimit dhe

Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë disa ndryshime në qeverinë e tij, lëvizje që vijnë pas ndryshimeve të fundit që u bënë më 14 shkurt të këtij viti dhe pas më shumë se 50 ditëve protesta.

Burime për CNA, bëjnë me dije se kryeministri pritet të bëjë disa lëvizje jo vetëm i detyruar nga protestat por edhe për shkak të disa ministrave që duket se në përformancën e tyre në kuadër të integrimit dhe ritmit që kërkon qeveria shqiptare për të realizuar objektivat e anëtarësimit në BE brenda vitit 2030, janë totalisht inekzistentë. EKSKLUZIVE-Lëvizje në qeveri/ Emrat që pritet të ndryshohen

14 Shkurt, 10:52 Nuk bëhet fjalë thjesht dhe vetëm për ministrat më jetëgjatë apo më jetëshkurtër.

Më këto ndryshime kjo do të ishte “Qeveria Rama X”, pasi kryeministri thuajse çdo një vit nga 2013 e deri më sot ka bërë ndryshime, herë të pjesshme dhe herë të plota në periudhat paraelektorale duke tentuar të ndezë motorët për fushatë dhe duke tentuar të mbajë forcën qeverisëse në aksion pas zgjedhjeve. Rama shkund themelet e qeverisë/ Ndryshon gjysmën e kabinetit, 7 ministrat e rinj 26 Shkurt, 20:25 Janë disa “Qeveri Rama” që vijnë në prag të zgjedhjeve, ndërsa kujtojmë se Shqipëria vitin e ardhshëm, jo më vonë se 9 muaj, do të mbajë zgjedhjet lokale dhe siç raportojnë burime për CNA, ndryshimet e qeverisë janë të vendosura.

Këto ndryshime janë sinjalizuar nga kreu i qeverisë ditë pas dite në qëndrimet që ka mbajtur edhe për protestat. Vetë Rama i ka pranuar deri diku disa arsye dhe problematika të ngritura nga protestuesit, por jo abuzimet e tilla siç ishin mashtrimet me shitjen e faljen e tokës të Shqipërisë apo me investime nga Izraeli. "Protestat, shenjë demokracie"/ Rama për "BBC": PS do t'i japë vendit jo vetëm reforma, por edhe lëkurën e vet 4 Korrik, 13:12 Rama në daljet e tij të herëpashershme i ka vlerësuar protestat sidomos ato të ditëve të para, ndërsa ka konstatuar se një pjesë e ministrave dhe e strukturave politike të Partisë Socialiste ishin më tepër se në gjumë.

Me daljen e qytetarëve në protestë, Partia Socialiste thuajse ishte inekzistente pasi për ditë të tëra nuk e kuptonin se nga po vinte gjithçka, pa folur më tej për paqartësinë politike dhe qëndrimet që mbaheshin nga eksponentët e saj. “PS të mbledhë mendjen”/ Spiropali i përgjigjet Ramës: Do kemi Marrëveshjen e Re për Shqipërinë

21 Qershor, 17:31 Shkoi deri aty sa shumë zyrtarë të qeverisë ishin edhe pro protestës dhe pro dorëheqjes së kryeministrit Edi Rama, pa vijuar më tej te familjarë apo njerëz të afërt të tyre që ishin të pranishëm në protestë e deri tek miq siç Rama i konsideron.

Protesta, reagimi i mefshtë politik nga zyrtarët e PS-së dhe detyrat për BE-në e kanë bërë kryeministrin Rama që të mendojë ndryshimet në qeveri, të njoftuara nga burime për CNA. Këto ndryshime në qeveri pritet të ndodhin ditën e nesërme, ku kryeministri do të mbledhë Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar në Pallatin e Brigadave. Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit

21 Korrik, 15:42 Kjo nuk është mbledhja e parë e këtij lloji por pritet që nesër të ketë disa lëvizje të forta. Lëvizjet bëhen edhe më të pritshme dhe më të besueshme sipas burimeve për CNA, për shkak se ditën e djeshme është njoftuar nga Kuvendi një tjetër seancë plenare, konkretisht më 30 korrik, ndërsa pritej që seanca e sotme të ishte e fundit e këtij sesioni parlamentar. Mbledhje surprizë me deputetët?/ Çfarë pritet të ndodhë më 30 korrik

22 Korrik, 19:14 Kuvendi njoftoi seancën shtesë dhe bëhet me dije se iu është kërkuar deputetëve të mos largohen nga kryeqyteti, çka forcon më shumë faktin se do të ketë lëvizje në qeveri nga kryeministri Edi Rama, të cilat në fundjavë mund të çohen drejt Presidencës, në fillim të javës së ardhshme të dekretohen nga Presidenti Bajram Begaj dhe më pas të mbahet seanca plenare me ndryshimet e reja të kabinetit. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.