Lajme Zone
Ekskluzive/ Paketa e sanksioneve e paralajmëruar nga Rama, burime: Listë e zezë në TIMS për dhunuesit në protesta, do t’u ndalohet hyrja në BE
PolitikëShqiptarja

Ekskluzive/ Paketa e sanksioneve e paralajmëruar nga Rama, burime: Listë e zezë në TIMS për dhunuesit në protesta, do t’u ndalohet hyrja në BE

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sanksione për personat e përfshirë në dhunën gjatë protestave. Prindërit do të paguajnë dëmet e shkaktuara nga fëmijët e mitur, ndërsa studentët që sulmojnë policinë rrezikojnë humbjen e bursave, arsimit falas dhe mbështetjes financiare. Mësuesit që nxisin  nuk do të punojnë më në shtet.

Qeveria shqiptare po punon për një paketë masash ndëshkuese ndaj protestuesve të dhunshëm. Report TV mëson se projekti parashikon hartimin e një liste të zezë në sistemin TIMS, gjë e cila mund t’i penalizojë personat e përfshirë, për të udhëtuar jashtë vendit. Një pjesë tjetër sanksioneve, u paralajmëruan gjatë ditës nga vetë kryeministri, duke nisur nga faturimi i dëmeve familjeve të të miturve të përfshirë, te heqja e mbështetjes financiare për studentët, apo lënien jashtë sistemit për mësuesit që nxisin nxënësit. Mbi 260 persona të dyshuar se janë përfshirë në aktet e dhunë në 6 ditët e para të protestës janë arrestuar ndërsa dhjetëra e dhjetëra të tjerë po procedohen në gjendje të lirë. Por ndërsa ata pritet të përballen me drejtësinë, qeveria ka menduar edhe masa të tjera e sanksione. Report Tv mëson se një grup pune në qeveri po punon për të parë mundësinë e hartimit të një liste të zezë, me emrat e personave të përfshirë në akte te dhunshme, e cila do të përfshihet në sistemin TIMS. Për personat që do të jenë në këtë listë, pasoja do të ishte rreziku që udhëtimet në vendet e hapësirës Schengen të viheshin në pikëpyetje. LEXO EDHE:Protestat e dhunshme/ Rama: Nën puplat e flamengove ishin fshehur duart që sot dolën haptas Projekti i qeverisë shqiptare gjen mbështetje në instrumente që parashikohen tashmë nga kuadri ligjor evropian. Tirana mund të përcjellë informacione dhe t’u kërkojë partnerëve vlerësimin e tyre, ndërsa vendimi për ndalimin e hyrjes do të mbetej në kompetencën e autoriteteve përkatëse të shteteve pritëse. Ky është një prej opsioneve që po diskutohen, ndërsa më herët kryeministri Edi Rama foli për masa të tjera të ashpra kundrejt protetsusve të dhunshë, si edhe familje të të miturve që kryejnë kate dhune në protestë. Rama deklaroi se prindërit do të mbajnë përgjegjësi financiare për dëmet e shkaktuara nga fëmijët e tyre gjatë protestave. Ndërsa studentëve që ushtrojnë dhunë ndaj efektivëve u paralajmëroi heqjen e arsimit falas, bursave dhe çdo mbështetjeje financiare nga shteti. Edhe mësuesit që nxisin nxënësit të kryejnë akte dhune rrezikojnë përjashtimin nga puna. Lajmi në përditësim.... Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 18:29 SKEDA/ Ja normat europiane që mund të mbështesin projektin e qeverisë për t’u ndaluar hyrjen në BE demonstruesve të dhunshëm Projekti i qeverisë shqiptare për të siguruar kufizime të hyrjes në vendet evropiane për personat e përfshirë në dhunë gjatë manifestimeve gjen mbështetje në instrumente që parashikohen tashmë nga kuadri ligjor evropian. Tirana mund të përcjellë informacione dhe t’u kërkojë partnerëve vlerësimin e tyre, ndërsa vendimi për ndalimin e hyrjes do të mbetej në kompetencën e autoriteteve përkatëse të shteteve pritëse.Referenca e parë është Kodi i Kufijve Schengen. Neni 6 i rregullores 2016/399 parashikon, ndër kushtet për hyrjen e shtetasve të vendeve të treta për qëndrime afatshkurtra, që ata të mos konsiderohen kërcënim për rendin publik, sigurinë e brendshme ose marrëdhëniet ndërkombëtare të njërit prej shteteve anëtare. Pra, përjashtimi nga detyrimi për vizë nuk nënkupton një të drejtë të pakushtëzuar për të kaluar kufirin. Një vlerësim i rrezikshmërisë mund të justifikojë refuzimin e hyrjes, duke respektuar procedurat dhe garancitë e parashikuara. Në këtë rast, fusha e zbatimit territorial është hapësira Schengen, e cila nuk përputhet plotësisht me Bashkimin Evropian.Instrumenti i dytë është Sistemi i Informacionit Schengen, SIS, i cili u vë në dispozicion vendeve pjesëmarrëse, sinjalizimet e regjistruara nga autoritetet kombëtare. Ndër to përfshihen sinjalizimet për refuzimin e hyrjes dhe të qëndrimit të shtetasve të vendeve të treta. Neni 24 i rregullores 2018/1861 parashikon regjistrimin e një sinjalizimi kur një shtet, pas një vlerësimi individual, ka konstatuar një kërcënim për rendin publik ose sigurinë dhe ka marrë masën përkatëse në përputhje me legjislacionin e vet.Për një nismë shqiptare, kjo do të kërkonte një hap thelbësor: një sinjalizim i ardhur nga Tirana nuk do të shndërrohej automatikisht në një ndalim në nivel evropian, por mund të shndërrohet në të tillë. Autoritetet e shtetit të cilit i kërkohet të ndërhyjë duhet të verifikojnë të dhënat e marra dhe të vlerësojnë nëse plotësohen kushtet për marrjen e një mase nga ana e tyre.Ekziston gjithashtu një kuadër specifik evropian për parandalimin e dhunës gjatë ngjarjeve të mëdha. Neni 14 i vendimit 2008/615/GAI parashikon që shtetet anëtare të shkëmbejnë të dhëna personale kur dënime të formës së prerë ose rrethana të tjera japin arsye për të besuar se një person mund të kryejë vepra penale ose të kërcënojë rendin publik gjatë një ngjarjeje me përmasa ndërkufitare. Ky është një mekanizëm parandalues: nuk kërkon domosdoshmërisht që të pritet përsëritja e dhunës në vendin pritës. Megjithatë, ai ka të bëjë me shkëmbimin ndërmjet shteteve anëtare, nuk i jep drejtpërdrejt kompetenca Shqipërisë dhe nuk sjell automatikisht një ndalim udhëtimi.Se këto instrumente mund të përkthehen në masa konkrete, e dëshmon samiti i G20-s në Hamburg në vitin 2017. Gjermania rivendosi përkohësisht kontrollet në kufijtë e brendshëm nga 12 qershori deri më 11 korrik, me objektivin e deklaruar për të penguar ardhjen e manifestuesve që synonin të kryenin akte dhune. Në një përgjigje drejtuar Bundestagut, qeveria raportoi se 62 personave u ishte refuzuar hyrja për arsye të lidhura me samitin. Në të njëjtën përgjigje, ajo shpjegoi se kishte përdorur informacione të marra nga policitë e huaja mbi lëvizjet e pjesëmarrësve potencialisht të dhunshëm.Mbrojtja e lëvizjes së lirë nuk i përjashton plotësisht as kufizimet ndaj shtetasve të Bashkimit Evropian. Neni 27 i direktivës 2004/38/CE lejon kufizime për arsye të rendit publik ose të sigurisë publike, me kusht që sjellja personale të përbëjë një kërcënim real, aktual dhe mjaftueshëm serioz.Instrumentet evropiane mundësojnë parandalimin e kërcënimeve ndaj sigurisë. Për t’i përdorur në mënyrë efektive, Tirana duhet të dëshmojë, rast pas rasti, përse sjelljet e dokumentuara justifikojnë një masë ndalimi të hyrjes, të miratuar në mënyrë të pavarur nga partnerët evropianë. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: arrestimet e protestuesve PS edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.3 / 5 (12 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Iris: 20/10/2026 03:31 Ja dhe AUTOKRATI e nxorri koken!Edhe aty ku nuk i arrijne dot tentakulat,perpiqet t'i nxjerre /geshtenjat/ me mashen e BE e Shengenit! Përgjigju Brian: 20/10/2026 02:55 KY PO E BEN HAK PLUMBIN....PRANDAJ E PRISHI DHE SHESHIN AVNI RUSTEMI.NE TIRANE,,,..SE KA FRIKE SE MOS I DEL NDONJE AVNI RUSTEM DHE I NUMERON 10- NE LULE TE BALLIT..... Përgjigju sali: 19/10/2026 23:03 Nje bravo e madhe.

Shkaterimtaret ,te pa shkollet ,maskarenjte e kriminelet nuk i do as shtepija e tyre jo me Europa.Si mund te mbahet te jpe mesim nje mesues qe ju thote e udheheq nxenesit te shkaterojne shkollen e tyre,Si mund ti jepet burse nga shteti nje nxenesi qe mer parate tona i cili shkateron pronen tone.Kur prindi jo vetem qe se ndalon po e shtyn femijen e tij te shkateroje pronen e te gjitheve normale te paguaje cdo dem qe ben femija e tij duke i vene zjarin gjithckaje Përgjigju Mirela: 20/10/2026 08:46 Po, 80% e ministrave te këtij diktatori që janë në hetim për vjedhje nuk te shqetëson fare? Vallë ato lekë nuk janë te popullit?

Të paska zënë meraku për pllakat e hekurat që janë dëmtuar. Hapini sytë o Të mjerë se prindërit e tu ose ti vetë nqs je pensionist merr 18,000 lekë. Mirela: 19/10/2026 22:04 Po, si diktator që je mund të bësh çdo gjë nqs të lejon gjykata. Ku e ke Taon, Ballen? Pale ku është fshehur në ndonjë "vërë" miu. Maloku I Librazhdit. Përgjigju reshit lala: 19/10/2026 20:41 Jam100 % me k/ministrin për masat. Dëmi i shkaktuar nga ata që e shkaktuan duhet të paguhet nga familjet e tyre. Kush kishte biznes nuk duhet të humbasë një qindarkë,se disa njerëz duan të shkatërroinë :Ne jemi shtet demokratik dhe shteti demokratik nuk mund të clnohet. As kundër policisë nuk mund të ngrihen njerëziot edhe as pronën nuk mund ta prekin.jam dakort gjithashtu,që edhe ti pritet lëvizja në Europë,se mund të bashkohen me të tjerë terroristë në këto vende e të krijojnë turbullira.Kjolshtë një,masë,që duhet të,jetë e përherësme.Ne shqiptarëët nuk duhet tu krjojmë probleme popujve të tjerë. Mjaft i kemi shkaktuar këto 35 vjet me hapjen e burgjeve dhe hyrjen në europë e në botë elemendiit të dënuar shqiptar për vepra penale. Përgjigju Mon zareci: 19/10/2026 22:11 Mos na acaro kot se nxefet bana o reshit Bye: 19/10/2026 19:44 Ne gërhamat e fundit je o gjigand, fundi jot do te shkruhet me germa te zeza ne histori. Palaço! Përgjigju Dori: 20/10/2026 02:11 Mire i the shokut te Gysit. Do ngushtohen atje ne Bradashesh Drini: 19/10/2026 19:22 Duhet te ishin njoftuar me perpara keto masa

Bile jane te buta Përgjigju Mon zareci: 19/10/2026 18:56 Haha bana po shkrihet se qeshuri Përgjigju xXx: 19/10/2026 18:48 Tope tope o papagalos... Përgjigju ramnuyci: 19/10/2026 18:38 nuk ka bythe rame qe te ndaloje levijen e lire te jnerezve. keto jane thjeshte lajme idiote qe ua jep fuga ju qe te trembni njerezit. nese rama kerkon te mbylle kufijte, le te na ncjerre nga levizja e lire ne be dhe ta izoloje vendin si enver hoxha Përgjigju Mara emigrante ne Itali: 19/10/2026 22:25 Rama ka bythe dhe bythe te forte do ta shikoni , pastaj gjeni vrime ku te futeni shkoni te Albini se ndoshta atje gjeni folen tuaj se te albinit jeni . Bmvvv: 19/10/2026 18:30 Ca presioni bllof. Përgjigju Bisha: 19/10/2026 18:12 O fismidhje, kjo eshte pergjigja jote ndaj rinisë? Je bere me keq se plaku mere. Po ka gjykate kushtetuse o lapanjoz. Ta shofim sa do ta legjitimojne Përgjigju Vjola: 19/10/2026 23:20 Është më se normale që të çdëmtojnë tër jetën ajo familje që ka lejuar fëmijët të shkatlrrojnë dhe të vjexhin . Pa ke pir të godadin dhe policinë , ata jan kthyer në kriminela Sondazhi i ditës:

15 Tetor, 13:43

A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.7% Jo 77.9% Disi 3.4% Vota total: 7876 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?