Lajme Zone
EKSKLUZIVE/ ‘Një kuti plot me euro në vilën e Ballukut’, foto u gjet në telefonin e bashkëshortit të pastrueses! SPAK: Duket e shkrepur në Dhërmi
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

EKSKLUZIVE/ ‘Një kuti plot me euro në vilën e Ballukut’, foto u gjet në telefonin e bashkëshortit të pastrueses! SPAK: Duket e shkrepur në Dhërmi

Mes qindra komunikimeve që SPAK ka në dosje për të vërtetuar pronësinë e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku për vilën në Dhërmi është edhe një mesazh i dërguar në korrik 2021. Në mesazhin e Whatsapp të dërguar nga një punonjës i Ballukut, bashkëshorti i sanitares së saj, shikohet një kuti e kuqe plot me euro që sipas prokurorisë janë në vilën në kompleksin turistik ‘White Rocks’.

Qindra komunikime të vartësve apo bashkëpunëtorëve të Belinda Ballukut, telefonata përgjatë viteve 2018-2025, janë përdorur nga Prokuroria e Posaçme për të vërtetuar pronësinë faktike të ish zv. Kryeministres mbi vilën dykatëshe tip Begonia në “White Rocks” në Dhërmi. Vila 103m2, e rrethuar me një parcele toke jo më pak se 300 m2, për të cilën SPAK thotë se aktualisht vlen 720 mijë euro, është përdorur nga Balluku që prej qershorit të vitit 2019 deri të paktën në shkurt-mars 2026, periudhë kur SPAK ka lokalizuar telefonin e Ballukut në këtë zonë, para se vila të sekuestrohej me vendim gjykatë vetëm 3 muaj më vonë. LEXO EDHE:Ish-ministri Beqaj për Kodin e Procedurës Penale: Duhet të detyrojë pushtetin të respektojë ligjin kur vepron kundër qytetarit Në dokumentin e lexuar nga Report Tv janë me dhjetëra faqet me prova që sipas Prokurorisë së Posaçme vërtetojnë pas asnjë lloj dyshimi se Vila në kompleksin turistik “White Rocks”, që formalisht rezulton në emër të ish futbollistit të njohur Igli Tare, i përket në fakt, ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Komunikimet e ish vartësve, shoferit të Ballukut, punonjësve të pastrimit në shtëpinë e saj në Tiranë, administratorëve të kompleksit, familjarë të këtyre të fundit të gjithë i referoheshin godinës ‘f6’, si “vila e shefes”. Ndërkohë që nga ana tjetër arredimi apo investimet ishin bërë sipas preferencave të Ballukut, ndërsa në godinë janë gjendur foto e prova të tjera që vërtetojnë se ish zv. Kryeministrja e përdorte atë në vazhdimësi, për të paktën disa çdo muaj për vite më radhë, sipas qelizave telefonike të numrit celular të Ballukut. Ka edhe një detaj interesant në një dokument të SPAK që Report Tv ka lexuar. Një mesazh i dërguar mëngjesin e e datës 17 korrik 2021 nga bashkëshorti i sanitares së Ballukut në banesën e saj në Tiranës tregon sipas SPAK një fotografi, në të cilën shfaqet një kuti e kuqe, në të cilën ndodhen tufa kartëmonedhash 50 euroshe, të lidhura me llastik. Prokuroria e Posaçme shkruan në dokument se kutia e kuqe është “në dukje si në ambientet e vilës F6, në kompleksin White Rocks”. Pra kjo kuti e kuqe e mbushur me euro sipas SPAK është në vilën e Ballukut në Dhërmi. Bashkëshorti i sanitares së Ballukut, Lavdrim Smone, së bashku me gruan dhe vajzën e tij sipas të gjitha komunikimeve zhvendosin herë pas herë në vilën e Dhërmiut për të bërë pastrimet. Shpesh i dërgonte atje shoferi personal i ish zv. kryeministres. Në dosjen e Belinda Balluku janë plot 31 të pandehurit që do të përgjigjen para drejtësisë. Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se mes të pandehurve janë edhe 5 ndërtues e 2 firma private. SPAK ka marrë të pandehur ndërtuesit Arbër Abazi, Pandeli Carapuli, Paqsor Buzi, Artan Sako dhe Ram Geci. Janë mbi 10 të pandehur për tenderin më të majmë, atë të ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, ku përveç shkeljes së barazisë në tendera janë edhe akuza për shpërdorim detyre, mes të cilëve edhe ish Sekretarja e Përgjithshme e MIE, Viola Haxhiademi. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh / A.E A.E Shqiptarja.com TAG: GJKKO spak SPAK heton Ballukun belinda balluku Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.8 / 5 (8 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Artan Brahja: 01/11/2026 12:00 PO,SI LEKET E ERJONIT NE KASAFORTE ???TE MYKURA .ORE PERVERSE ,KENI GJETUR GJE NE SHTEPINE E SAJE??? Përgjigju Ervisi: 01/11/2026 11:46 Pse nuk i identifikojne nr seriale te lekeve te shohin nga cila banke kane dale dhe cili biznesmen i ka terhequr Përgjigju Alb: 01/11/2026 10:19 Ja pra ku jena sote.

Lavdi PPSH Përgjigju Tavuri: 01/11/2026 10:07 DADO Dadushi GUZHINIERI. Spectacle alla Sal Hale Vicidoli. Përgjigju Korcari: 01/11/2026 09:57 Dhe qendron ende ne qeveri dhe shkon ne kuvend edhe rama nuk e permwnd fare cfare lolo kryeminister qe kemi njeri pa identitet Përgjigju Lenci: 01/11/2026 09:25 Aty neper kutia ne cdo shpi kishte te pakten nga 5-10 milion euro kesh,

Kshu thojne gojet e liga

Po sa shpi ka imagjino Përgjigju Prokuror: 01/11/2026 09:38 Meqe qenka puna kshu si ka mundesi qe nuk sekuestrohet anje euro ne keto vila nga SPAK? Goni: 01/11/2026 09:05 Nuk e kuptoj pse SPAK rrjedh te tilla gjysem lajme qe nuk merret vesh asgje vetem shkakton acarim popullor. Nese jane gjetur provat material, dergoje ne gjykate Ballukun dhe te gjithe ata qe jane implikuar dhe denoje. Përgjigju Mara emigrante ne Itali: 01/11/2026 09:49 Lajmet e viles se ballukut jane njesoj si breket e Arioles o milet .A e kuptoni perse e bejne ? Goni sinqerisht te pergezoj per komentin real .parulla e spakut eshte s e perça , prr te demtuar qeverine per te bere destabilizuar vendin . Sondazhi i ditës:

29 Tetor, 18:29

A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve? Po 50% Jo 42% Nuk e di 8% Vota total: 584 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 29 Tetor, 18:29 A besoni se TVSH-ja 6 përqind për ushqimet do të reflektohet si duhet në uljen e çmimeve?