Lajme Zone
EKSKLUZIVE/ Balluku e pandehur edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe, akuzohet për shkelje në tendera! Mbërrin në SPAK për t'i komunikuar akuzën (VIDEO)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

EKSKLUZIVE/ Balluku e pandehur edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe, akuzohet për shkelje në tendera! Mbërrin në SPAK për t'i komunikuar akuzën (VIDEO)

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku do të merret e pandehur për akuzën e shkeljes në tendera edhe për 6 tendera të tjerë. Balluku ka mbërritur në SPAK për t'u njohur me akuzat rreth orës 13:50, ndërsa pak më herët brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme u fut avokati i saj, Ardian Kalia. Ajo merret zyrtarisht nën akuzë edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe të Tiranës, ndërkohë që m

Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku do të merret e pandehur për akuzën e shkeljes në tendera edhe për 6 tendera të tjerë. Balluku ka mbërritur në SPAK për t'u njohur me akuzat rreth orës 13:50, ndërsa pak më herët brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme u fut avokati i saj, Ardian Kalia. Ajo merret zyrtarisht nën akuzë edhe për 6 lotet e tjera të Unazës së Madhe të Tiranës, ndërkohë që më herët ishte marrë zyrtarisht e pandehur për lotin 4 dhe tenderin e Tunelit të Llogarasë. Për këtë të fundit një ditë më parë iu komunikua zgjatja e hetimit dy ish-vartësve të saj, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, e njëjta gjë pritet t'i komunikohet edhe vetë Ballukut. LEXO edhe...Belinda Balluku mbërrin në SPAK! GJKKO zgjati hetimet, Prokuroria i komunikon sot akuzën e shkeljes me tenderët për 6 raste të tjera (VIDEO) Ndërkohë vijon hetimi për korrupsion e pastrim parash, lidhur me dy tenderë me vlerë mbi 1 mln euro në kohën kur Balluku ishte drejtoreshë e Përgjithshme e “Albcontrol”. SPAK thotë se tenderat iu dhanë në shkelje një kompanie ndërtimi, dhe Balluku mori ryshfet një vilë në Dhërmi me vlerë 145 mijë euro, e cila është sekuestruar me vendim të djeshëm të GJKKO. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë. Ora 13:53 Belinda Balluku mbërrin në SPAK! GJKKO zgjati hetimet, Prokuroria i komunikon sot akuzën e shkeljes me tenderët për 6 raste të tjera (VIDEO) Ish-zv. kryeministrja Belinda Balluku sapo ka mbërritur në SPAK ku do t’i komunikohet akuza për shkeljen në 6 tenderë të tjerë vecc lotit 4 dhe Tunelin e Llogarasë, si dhe zgjatjen me 3 muaj të hetimeve.Përpara SPAK ka masa të shtuara sigurie. Share Ora 11:34 ‘Bela-ja e pushtetit’, Ballukut pritet t’i komunikohet akuza për shkeljen në 6 tendera të tjerë, protestuesit grumbullohen para SPAK (VIDEO) Një grup protestuesish janë grumbulluar para ambienteve të Prokurorisë së Posaçme pasi sot është thirrur ish-zv. kryeministrja Belinda Balluku, së cilës pritet t’i komunikohet akuza për shkelje në 6 tendera të tjerë veç lotit 4 të Unazës dhe Tunelit të Llogarasë.Ata mbajnë në duar pankarta kundër qeverisë, si edhe ndaj deputetes.“Bela-ja e pushtetit”, thuhet në një pankartë, kurse në një tjetër “Bela, vasalja e mretit, tregoji SPAK-ut, vjedhjen e buxhetit.”Policia po ndërhyn për largimin e protestuesve, por ata ua kthejnë se nuk po bëjnë asgjë të ndaluar.Kujtojmë se gjatë dy muajve protestë, një prej thirrjeve të vazhdueshme ka qenë “Arrestoni Ballukun.” Share P.J/ReportTv.al spak SPAK heton Ballukun belinda balluku GJKKO Komento Komente I lire: 31/07/2026 14:00 Ku jane akuzat per korrupsion?? Jane te njejta per lotet e tjera. Përgjigju Balli Kombetar: 31/07/2026 10:31 A ju dalt ne ball te gjitheve ishalla jarebilalemin o Amin Përgjigju Sondazhi i ditës: Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki? I drejtë 61.1% I gabuar 31.3% I/e dyzuar 7.6% Vota total: 2201 Sondazhi i ditës: Si iu duket propozimi i PS-së që nga 61 të kalohet në 46 bashki?