Lajme Zone
Ekonomia shqiptare nën presionin e parasë së pistë, çfarë fshihet pas bumit të pronave
SportJOQ Albania

Ekonomia shqiptare nën presionin e parasë së pistë, çfarë fshihet pas bumit të pronave

Sekuestrimi i rreth 150 milionë eurove pasuri të paluajtshme, të dyshuara se janë krijuar nga aktiviteti kriminal, ka rikthyer në vëmendje ndikimin e parave të pista në ekonominë shqiptare. Sipas analizës, sektori i ndërtimit dhe tregu i pasurive të paluajtshme janë ndër fushat ku dyshohet se është përqendruar një pjesë e këtij kapitali, duke ndikuar në rritjen e çmimeve të pronave dhe në forcimin e Lekut.

Bumi i ndërtimeve dhe rritja e çmimeve të apartamenteve vijnë në një kohë kur popullsia e vendit është në rënie dhe një numër i konsiderueshëm banesash mbeten bosh. Paralelisht, numri i lejeve të ndërtimit është rritur ndjeshëm, duke ngritur pikëpyetje mbi burimin e kapitalit që po qarkullon në këtë sektor. Një goditje e fortë ndaj flukseve të parave informale mund të prekë ndërtimin, tregun e pronave, konsumin dhe sektorin bankar.

Ekspertët vlerësojnë se pastrimi i ekonomisë nga paratë e paligjshme mund të sjellë kosto në afatshkurtër, por mund të krijojë një ekonomi më të shëndetshme në planin afatgjatë. Kapitali duhet të orientohet drejt sektorëve produktivë, teknologjisë dhe eksporteve, ndërsa ekonomia shqiptare të mbështetet gjithnjë e më shumë te burimet e ligjshme.