Lajme Zone
‘Ekonomia’ miraton në parim pr.buxhetin me vlerë mbi 10 mld euro, opozita votë kundër! Diskutohet në Kuvend në seancën e 19 nëntorit
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

‘Ekonomia’ miraton në parim pr.buxhetin me vlerë mbi 10 mld euro, opozita votë kundër! Diskutohet në Kuvend në seancën e 19 nëntorit

Me 8 vota pro të mazhorancës dhe 4 vota kundër të opozitës Komisioni i Ekonomisë miratoi në parim projektbuxheti i vitit 2027, i cili do të shqyrtohet në seancën plenare të 19 nëntorit.

Me 8 vota pro të mazhorancës dhe 4 vota kundër të opozitës Komisioni i Ekonomisë miratoi në parim projektbuxheti i vitit 2027, i cili do të shqyrtohet në seancën plenare të 19 nëntorit. Projektbuxheti planifikon shpenzime në vlerën 976 miliardë lekë për paga, pensione, sigurime, ndihmën ekonomike, investime, shëndetësi, mbrojtje apo infrastrukturë, ndërsa prej taksave e tatimeve do të mblidhen 907 miliardë lekë. Në 2027-ën, pritet të shpenzohen 2 miliardë euro për investimet publike, me fokus tek avancimi i projekteve rrugore Elbasan-Lekaj, Elbasan Qafë Thanë, zgjerimi Tiranë-Durrës, Tiranë-Ndroq-Plepa dhe bypass-i i Tiranës. Gjithashtu prioritet është financimi i Portit të ri tregtar në Porto Romano. LEXO EDHE:Bozdo debat me Karakaçin për TEC-et lundruese: Po shpenzoni miliona për ca rrangalla! Ministri: Kemi fituar 31.5 mln euro! Së shpejti në Kuvend masat për aeroportin e Vlorës Projektbuxheti i vitit 2027 është ndërtuar mbi projeksionin e një rritje ekonomike prej 3.9%, e mbështetur kryesisht nga turizmi. Ndërkohë borxhi publik projektohet të zbresë në përqindje në 52.4% të PBB-së. Për herë të parë Prodhimi Kombëtar pritet të kalojë vlerën e 30 miliardë eurove, me rritje prej 1.5 miliardë euro në raport me vitin aktual 2026, i cili pritet të mbyllet me PBB, afro 29 miliardë euro. Lajmi kryesor: Bozdo debat me Karakaçin për TEC-et lundruese: Po shpenzoni miliona për ca rrangalla! Ministri: Kemi fituar 31.5 mln euro! Së shpejti në Kuvend masat për aeroportin e Vlorës SI.E. A.E Shqiptarja.com TAG: buxheti 2027 komisioni i ekonomise Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Sondazhi i ditës:

3 Nëntor, 11:50

Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 47.6% Veliajn 16.4% Asnjërin 36% Vota total: 3235 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Nëntor, 11:50 Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?