Lajme Zone
Ekipi mobil “Task Force” ka privuar nga liria 23-vjeçarin hungarez, iu gjet marihuanë
Të tjeraTelegrafi

Ekipi mobil “Task Force” ka privuar nga liria 23-vjeçarin hungarez, iu gjet marihuanë

Një shtetas 23-vjeçar i Hungarisë është ndaluar pasi gjatë një kontrolli policor në afërsi të autokampit “Treska”, në fshatin Radozhdë, i është gjetur marihuanë.

Një shtetas 23-vjeçar i Hungarisë është ndaluar pasi gjatë një kontrolli policor në afërsi të autokampit “Treska”, në fshatin Radozhdë, i është gjetur marihuanë.Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 19 shtatorit, rreth orës 20:45. Kontrolli është kryer nga ekipi mobil “Task Force”, në kuadër të Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare “Perëndim”, si pjesë e masave për luftimin e tregtisë së paligjshme të drogës. Sipas njoftimit, gjatë kontrollit te P.A.L. (23) është gjetur marihuanë.Për rastin janë njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Strugë, si dhe gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Strugë.Nga Qendra Rajonale për Çështje Kufitare “Perëndim” bëjnë të ditur se ndaj 23-vjeçarit do të paraqitet kallëzim përkatës.