Lajme Zone
'Ejani të ulemi ku të doni', Rama fton studentët në dialog dhe jep lajmin: Bursat rriten në 25 mijë lekë! Kredi me 0% interes për strehimin dhe 100 mln euro të tjera për konviktet
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

'Ejani të ulemi ku të doni', Rama fton studentët në dialog dhe jep lajmin: Bursat rriten në 25 mijë lekë! Kredi me 0% interes për strehimin dhe 100 mln euro të tjera për konviktet

“15 mijë lekë më shumë bursë”, Rama jep lajmin për studentët: Mbështetje edhe për masterin! Ftesë për dialog

Bursat për studentët që vijnë nga familje në vështirësi ekonomike do të rriten me 15 mijë lekë të reja, duke arritur në 25 mijë lekë në muaj. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi se kjo mbështetje do të shtrihet edhe për studentët e masterit. Ai prezantoi gjithashtu lehtësi për strehimin e studentëve dhe çifteve të reja, si dhe një skemë për praktikat e punës me pagesë. LEXO edhe...'Shteti vonon, por nuk harron', Rama paralajmëron protestuesit: Nuk do të më ndalin! Këto bam-bume nuk e largojnë qeverinë Në fjalën e tij, Rama bëri të ditur se në ligjin e ri për strehimin, që ndodhet në Parlament, janë parashikuar qira të bashkëfinancuara nga qeveria dhe kredi me interes 0% ose 3%, sipas kritereve dhe kushteve ligjore. Ndërsa për praktikat e punës, ai tha se do të vendoset një kusht për bizneset që të punësojnë studentë me gjysmë page minimale, sipas një formule të caktuar. “Nga ana tjetër, lajmi i mirë nga ana jonë për ju, që vjen edhe ky nga ekonomia e rritur si të gjitha lajmet e sotme, është se të gjithë studentëve që vijnë nga familje në vështirësi ekonomike bursa u rritet me plus 15 mijë lekë të reja, pra u bëhet praktikisht sa një gjysmë page minimale, 25 mijë lekë dhe u shtrihet edhe në nivelin master. Ndërkohë në ligjin e ri për strehimin, që është tanimë në Parlament, kemi parashikime të tjera lehtësuese për studentët e për çiftet e reja, që nga qiratë e bashkë-financuara me qeverinë deri te kreditë me zero apo vetëm 3% interes sipas kritereve dhe kushteve që përcaktohen nga ligji. Po ashtu, do të sjellim edhe një risi për praktikat e punës, duke vendosur kusht për biznesin që sipas një formule të caktuar, të punësojë studentë me një gjysmë page minimale”, tha Rama. Krahas masave të reja, kryeministri iu drejtua edhe studentëve që protestojnë, duke i ftuar të ulen në dialog për kërkesat e tyre dhe për ndryshimet që duan të shohin në universitete. Ai kundërshtoi pretendimin se nuk i kishte dëgjuar gjatë katër muajve të protestës paqësore, duke thënë se i kishte dëgjuar çdo natë përpara zyrës së tij, por se kërkesa e tyre kishte qenë “Nuk ka dialog, jep dorëheqjen!”. Rama u ndal më pas te Pakti për Universitetin i vitit 2018, duke thënë se 60% e studentëve, ose 6 në 10 prej tyre, përfitojnë të paktën një formë mbështetjeje të drejtpërdrejtë nga shteti. “4118 studentë marrin bursë për rezultate të larta në studime; 4648 studentë të tjerë marrin bursë si fëmijë familjesh në nevojë; 434 studentë të shkëlqyer marrin bursë sa një pagë minimale çdo muaj; 10152 janë të përjashtuar plotësisht nga tarifa e Universitetit; 27050 të tjerëve ua paguan qeveria 50% të tarifës së studimit”, tha Rama. Duke iu referuar financimit të arsimit të lartë, kryeministri deklaroi se qeveria mbulon tre të katërtat e financimit të universiteteve publike, ndërsa për studentët e Mjekësisë paguan mbi 80% të kostos së studimit. Ai solli edhe shembullin e konvikteve në Tiranë, ku, sipas tij, tarifat që paguajnë studentët mbulojnë më pak se një të tretën e kostos vjetore. Rama tha se janë negociuar dhe miratuar prej kohësh 100 milionë euro të tjera për konviktet, për të rritur kapacitetet dhe cilësinë e tyre. Në fund të pjesës së fjalës kushtuar studentëve, Rama la të hapur mundësinë e rishikimit të Paktit për Universitetin, duke i ftuar ata të marrin pjesë në këtë proces. “Sepse Pakti i Universitetit nuk është një postim në Instagram apo në Tik-Tok, as një platformë e harruar elektorale e atyre partive që premtojnë qilima fluturues se e dinë që nuk do fluturojnë dot asnjëherë deri na maj por është marrëveshja jonë me universitetin dhe studentët e 2018-ës, falë të cilëve po përfitoni edhe ju sot. Ndërkohë që, nëse doni ta rishikojmë Paktin e të lini gjurmën tuaj edhe për studentët pas jush, bujrum, me dialog, me njerëzillëk dhe durim. Unë jam U.D/ReportTv.al edi rama bursa protestat kunder qeverise Studentet Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 74.1% Jo 22.8% Nuk e di 3.1% Vota total: 3827 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?