Lajme Zone
“Ehu, muhabet l*shi”/ Manja dhe Gjiknuri, përplasje në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

“Ehu, muhabet l*shi”/ Manja dhe Gjiknuri, përplasje në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve

Grupi Parlamentar i PD kallëzon në SPAK Edi Ramën për vepr...

Mbledhja e zhvilluar këtë të martë në Komisionin për Çështjet Ligjore nuk ka kaluar pa debate.

Këtë herë, ligji për tokat bujqësore ka shkaktuar tensione edhe mes vetë socialistëve.

Kreu i Komisionit, Ulsi Manja, është përplasur me deputetin socialist, Damian Gjiknuri, ndërsa ky i fundit nuk i ka kursyer përgjigjet e ashpra.

Pjesë nga debati:

Ulsi Manja: Kush është dakord në tërësi?

Damian Gjiknuri: Ma jep fjalën të jap shpjegim.

Ulsi Manja: Jo, jo, rri tek abstenimi ti.

Damian Gjiknuri: Se u keqkuptove edhe ti.

Damian Gjiknuri: Ej, do ma japësh fjalën apo të ik fare?

Ulsi Manja: Po ik mo.

Damian Gjiknuri: Ehu muhabet kot, muhabet leshi.

Ulsi Manja: Ik, merru me Oerdin./CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.