Dinamo nuk mundi të shkruante historinë duke mos u kualifikuar në fazën e ligës së Conference League. Djemtë e Ilir Dajës humbën 4-2 kundër Pafos në Qipro, paçka se shënuan të parët dhe e dërguan ndeshjen në shtesë. Nga ana tjetër, edhe Egnatia u përmbys 2-1 nga Lillestrom në Norvegji pas 120 minutash lojë në play-off-in e Europa League, por djemtë e Nevil Dedes e kanë të sigurt një vend në fazën e ligës së Conference League. Lillestrom 2-1 Egnatia Egnatia u eliminua në mënyrë dramatike nga Europa League, pasi humbi 2-1 ndaj Lillestrom në Norvegji. Kampionët e Shqipërisë kaluan të parët në avantazh me Sotën në minutën e 33-të, por vendasit barazuan në të 82-tën me Foss dhe shënuan golin e fitores në minutën e 94-t të shtesës me Olsen. Megjithatë, aventura evropiane e Egnatias nuk përfn këtu. Rrogozhinasit do të vijojnë garën në fazën e ligës së Conference League. LEXO EDHE:Champions League/ Hidhet shorti i fazës së ligës, mësohen kundërshtarët për 36 skuadrat! PSG kundër Barçës e Cityt Pafos 4-2 Dinamo Dinamo është eliminuar nga Conference League pas një humbjeje dramatike 4-2 ndaj Pafosit në Qipro, në ndeshjen e kthimit të play-off-it. ‘Blutë’ e Ilir Dajës kaluan të parët në avantazh me Fadairon në minutën e 8-të, por Pafosi barazoi shpejt. Vendasit përmbysën rezultatin në të 79-tën, ndërsa Dinamo reagoi në fund dhe barazoi 2-2 me Silva Richards në minutën e 87-të. Ndeshja shkoi në kohën shtesë, ku Dinamo rezistoi deri në minutat e fundit. Megjithatë, Pafosi shënoi dy herë me Quina në minutën e 116-të dhe Silva në 120+1’, duke vulosur fitoren 4-2 dhe eliminimin e skuadrës shqiptare. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: Dinamo Pafos egnatia Lillestrom europa league conference league uefa fshf Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
24 Gusht, 21:21
Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.4% Keq 35% Nuk e di 12.6% Vota total: 3827 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21 Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

