Lajme Zone
Egnatia 'mbush arkën' nga Evropa, rrogozhinasit kanë fituar deri tani 1.71 milionë euro! Ëndërr pjesëmarrja në fazën e ligës
SportShqiptarja

Egnatia 'mbush arkën' nga Evropa, rrogozhinasit kanë fituar deri tani 1.71 milionë euro! Ëndërr pjesëmarrja në fazën e ligës

Kampionët e Shqipërisë do të garojnë në Europa League, teksa një kalim në grupet evropiane do të sillte të ardhura shtesë, shumë që mund të kapte vlerën minimale të 3.87 milionë eurove.

Nëse flasim për futbollin në Evropë patjetër që duhet të kalojmë edhe te shifrat e majme që UEFA akordon për klubet pjesëmarrëse në kompeticionet e saj. Kampionët e Shqipërisë, Egnatia, u eliminuan të martën nga turi i dytë kualifikues i Champions League, por do të vijojnë garën në turin e tretë të Europa League (kundër Shamrock Rovers), e mandej nëse eliminohen edhe këtu kanë siguruar një vend në play-off e Conference League. Skuadra nga Rrogozhina ka siguruar tashmë 1.710.000 euro nga fondet e UEFA-s, pavarësisht rezultatit që do të ketë në dy përballjet e ardhshme evropiane. Kjo shumë përfshin 700.000 euro për pjesëmarrjen në katër raundet kualifikuese, 750.000 euro bonus për kalimin në fazën “play-off” dhe 260.000 euro si kampione e Shqipërisë. Edhe në skenarin më negativ, ku Egnatia eliminohet fillimisht në raundin e tretë të Europa League dhe më pas në 'play-off-in' e Conference League, klubi do të arkëtojë plot 1.71 milionë euro. LEXO EDHE:FIFA nxjerr në shitje turneun e Kupës së Botës, aksionet do t'u shkojnë kompanive private! Në skenë shfaqet Jared Kushner, UEFA kërcënon me bojkot Megjithatë, objektivi është shumë më ambicioz. Nëse kampionët e Shqipërisë arrijnë të sigurojnë një vend në fazën e ligës së Conference League, të ardhurat totale do të rriten në 3.870.000 euro. Skenari ideal mbetet kualifikimi në fazën e ligës së Europa League. Në këtë rast, përfitimet financiare do të arrinin në 4.330.000 euro, një shifër rekord që do ta vendoste Egnatian mes klubeve shqiptare me fitimet më të mëdha të realizuara ndonjëherë nga pjesëmarrja në kompeticionet evropiane. S.Dh/Shqiptarja.com TAG: egnatia uefa champions league europa league conference league Komento Komente Sondazhi i ditës:

24 Korrik, 13:38

Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.1% Jo 29.2% Nuk e di 6.7% Vota total: 7813 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?