Lajme Zone
Efektivi shfaq probleme shëndetësore pas tensioneve te Kryeministria, kolegu dhe protestuesja i japin ndihmën e parë
PolitikëEuronews Albania

Efektivi shfaq probleme shëndetësore pas tensioneve te Kryeministria, kolegu dhe protestuesja i japin ndihmën e parë

Një tjetër efektiv pranë Kryeministrisë ka shfaqur probleme shëndetësore. Sipas pamjeve, kolegu i tij po i ofron ndihmën e parë, ndërkohë që disa minuta më pas, një vajzë e re me maskë, që dyshohet të jetë protestuese, po i vjen në ndihmë efektivit.

Një tjetër efektiv pranë Kryeministrisë ka shfaqur probleme shëndetësore. Sipas pamjeve, kolegu i tij po i ofron ndihmën e parë, ndërkohë që disa minuta më pas, një vajzë e re me maskë, që dyshohet të jetë protestuese, po i vjen në ndihmë efektivit. Vetëm pak minuta më vonë, ambulanca ka mbërritur për t’i dhënë ndihmën e parë. Kjo situatë vjen vetëm disa minuta pas përplasjes dhe përshkallëzimit të situatës mes forcave të rendit dhe protestuesve, ku një qytetar u dërgua pa ndjenja drejt QSUT-së, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.