Lajme Zone
Efektivi merr flakë pas goditjes me molotov, Koçiu: E papranueshme, dhuna ndaj punonjësve të policisë duhet dënuar me forcë
PolitikëReport TV

Efektivi merr flakë pas goditjes me molotov, Koçiu: E papranueshme, dhuna ndaj punonjësve të policisë duhet dënuar me forcë

Koçiu e ka cilësuar të papranueshme dhe të pajustifikueshme atë që po ndodh, duke dënuar dhunën ndaj punonjësve të policisë dhe duke u bërë thirrje aktorëve politikë, mediave dhe shoqërisë që të mbajnë një qëndrim të qartë.

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas akteve të dhunshme të mbrëmjes së sotme gjatë zhvillimit të protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një efektiv i Policisë së Shtetit është përfshirë nga flakët. Koçiu e ka cilësuar të papranueshme dhe të pajustifikueshme atë që po ndodh, duke dënuar dhunën ndaj punonjësve të policisë dhe duke u bërë thirrje aktorëve politikë, mediave dhe shoqërisë që të mbajnë një qëndrim të qartë. LEXO edhe...Quo Vadis, Shqipëri? Sipas saj, e drejta për të protestuar është një parim demokratik, por ajo nuk mund të përdoret për të justifikuar dhunën ndaj efektivëve që kanë për detyrë të garantojnë rendin dhe sigurinë publike. Reagimi i Zëvendëskryeministres: “E papranueshme dhe e pajustifikueshme ajo që po ndodh sot në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Dhuna ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit duhet dënuar me forcë, pa asnjë ekuivok dhe pa standarde të dyfishta! Pres nga çdo aktor publik apo politik, nga mediat dhe nga shoqëria në tërësi, një qëndrim të qartë dhe të përgjegjshëm. Është koha për t’u distancuar menjëherë nga dhuna, jo për ta relativizuar atë për llogari politike! Të mbrosh të drejtën e protestës është detyrim demokratik. Të dënosh dhunën është përgjegjësi qytetare, morale dhe shtetërore. Demokracia nuk mbrohet duke goditur ata që kanë detyrën të garantojnë rendin dhe sigurinë e të gjithëve! Asnjë kauzë, asnjë bindje dhe asnjë interes politik nuk mund të justifikojë dhunën!”. NDAL DHUNËS NDAJ POLICISË SË SHTETIT! A.C/ReportTv.al Albana Koçiu policia e shtetit proteste Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 19% Jo 77.5% Disi 3.5% Vota total: 4477 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?