Lajme Zone
Eduard Zaloshnja: Këllqet elektorale të protestës bulevardore mund të provohen në garën e Tiranës
PolitikëReport TV

Eduard Zaloshnja: Këllqet elektorale të protestës bulevardore mund të provohen në garën e Tiranës

"Në qoftë se duan të tregojnë se sa këllqe elektorale kanë në kryeqytet, organizatorët e protestës bulevardore mund të nxjerrin një kandidat për Bashkinë Tiranë, që të garojë me kandidatët e Ramës dhe Berishës."

Prostesta bulevardore në Tiranë filloi para 94 ditësh (duke marrë shkas nga një sulm fizik i ca rojeve private ndaj një protestuesi në Zvërnec të Vlorës). Gjatë 94 ditëve, proteststa ka njohur ulje e ngritje në pjesëmarrje (goxha më shumë ulje, se sa ngritje), dhe ende nuk ka realizuar asgjë konkrete politikisht – asnjë grup drejtues i gjithëpranuar nga protestuesit publikisht, asnjë objektiv politik i realizuar! Nga pikëpamja e zhurmës algoritmike në rrjetet sociale, në fakt, protesta bulevardore ka qenë e suksesshme. Por ka mbetur vetëm gumëzhimë internetore… LEXO edhe...Protestuesit rrethuan godinën e Kryeministrisë dhe u përplasën me policët, momenti kur kryeministri Rama largohet nga zyra (VIDEO) Teksa vjeshta po fillon, dy partitë e mëdha po ziejnë përbrenda për të nxjerrë kandidatët e tyre në garën bashkiake të Tiranës, të cilët do të bekohen përfundimisht nga Rama e Berisha (përkatësisht). Ndërkohë protesta bulevardore vazhdon ritualin e përditshëm… Në qoftë se duan të tregojnë se sa këllqe elektorale kanë në kryeqytet, organizatorët e protestës bulevardore mund të nxjerrin një kandidat për Bashkinë Tiranë, që të garojë me kandidatët e Ramës dhe Berishës. Më 2023, rreth 165 mijë tiranas votuan për kandidatin e Ramës (rreth 6.5 mijëve nga ata 165 mijë u rezultuan votat të pavlefshme); rreth 105 mijë votuan për kandidatin e Berishës (rreth 4.5 mijëve nga ata 105 mijë u rezultuan votat të pavlefshme); dhe rreth 32 mijë votuan për kandidatë të tjerë (rreth 1.3 mijëve nga ata 32 mijë u rezultuan votat të pavlefshme). Ndërkohë, rreth 200 mijë zgjedhës tiranas nuk votuan fare… Me pak fjlaë, fusha elektorale është e hapur për një kandidat bulevardor, spese nga rreth 500 mijë zgjedhës në Bashkinë Tiranë, vetëm 6/11 votuan para tre vjetësh për dy kandidatët e Ramës dhe Berishës. Ndërsa 5/11 e zgjedhësve tiranas ose nuk votuan fare ose votuan për kandidatë të tjerë anti Ramë-Berishë… SHËNIM: Në bashkitë e tjera të vendit, protesta bulevardore ka qenë pothuaj inekzistente – nja dy ditë dolën në fillim ca qindra protetestues në bulevardin e Korçës e në pedonalen e Shkodrës, dhe ca dhjetra protestues në Durrës e Fier. R.Xh/ReportTv.al Eduard Zaloshnja proteste protestat kunder qeverise Tirane bashkia tirane zgjedhjet lokale Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 29.8% Drejtësia 66.5% Nuk e di 3.6% Vota total: 3186 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?