Në projektligjin e ri "Për Bankën e Shqipërisë", është përfshirë një kapitull ku përcaktohet se, me antarësimin tonë në BE, Euro do të përdoret si para zyrtare e vendit. Më tej, theksohet edhe se Banka e Shqipërisë do t’i përshtatet rregullave të Bankës Qendrore Evropiane. I gjithë kapitulli XV i këtij projektligji të hedhur për konsultim publik sqaron sesi do të funksionojë qarkullimi i Euros në Shqipëri dhe sesi do të mbahet rezerva valutore shtetërore. Në 100 vjetët e fundit, Leku ka qenë paraja zyrtare e Shqipërisë, pavarsisht se ndër qytetarët dhe tregtarët mund të kenë qarkulluar florinjtë, frangat, liretat, stërlinat, dollarët, dhramitë, markat, dhe, së fundmi, eurot. LEXO EDHE:Garat në Tiranë dhe Shkodër – analizë paraprake Aktualisht, nga gjithë lekët që ka emetuar deri më sot Banka e Shqipërisë, rreth 40% janë jashtë sistemit bankar (në kuletat e qytetarëve dhe nën dyshekët e tregëtarëve). Por deri në ditën kur Leku do të dalë nga qarkullimi, kushdo që ka lekë (në kuleta apo nën dyshekë) do duhet t’i shkëmbejë me euro – sepse lekët pastaj do të kenë vetëm vlerë muzeale. Një faktor që duket se e ka mbajtur në nivel të lartë sasinë e lekëve jashtë sistemit bankar ka qenë rënia e kursit të euros pas bumit turistik të viteve të fundit. Kush kishte euro nën dyshek mund t’i ketë shkëmbyer me lekë në tregun jobankar valutor, duke parë se vlera e eurove të tyre po binte nga muaji në muaj. Dhe këto shkëmbime duket se e kanë përforcuar edhe më tej kurbën rënëse të Euros (përmirësimi i bilancit të pagesave të vendit nuk e shpjegon dot i vetëm rënien e Euros me 22% në 5 vjetët e fundit). Sidoqoftë, ata që kanë akumuluar lekë nën dyshekë kanë 3-4 vjet kohë që t’i shkëmbejnë lekët me euro, se më pas do t’u myken poshtë dyshekut… Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Eduard Zaloshnja euro leku Komento Komente Sondazhi i ditës:
14 Korrik, 12:01
Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare? Të drejtë 10.7% Të gabuar 85.4% Nuk e di 3.9% Vota total: 6225 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Korrik, 12:01 Si e vlerësoni vendimin e PD për të bojkotuar seancat plenare?

