Kjo është një nga fotografitë më të turpshme për shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri. Në Kosovë për ata që mbajtën këtë qëndrim dhe fërshëllyen himnin e Shtetit të Izraelit. Në Shqipëri për të gjithë ata që përkrahën dhe vazhdojnë të përkrahin këto akte të turpshme.
Shqipëria dhe Kosova nuk kanë parë kurrë keq nga Izraeli.
Përkundrazi kanë parë vetëm të mira. Izraeli me urdhër të Kryeministrit Natanjahu strehoi 200 kosovarë në vitin 1999 dhe dërgoi ekipe që ndihmuan 2000 kosovarë të tjerë në kampet e refugjatëve. Izraeli e ka njohur Kosovën në një kohë që ka vetë probleme territoriale dhe përpjekje për shkëputje.
Palestina të vetmin kontribut për Kosovën dhe shqiptarët ka deklarimin që nuk do ta njohë kurrë Kosovën. Organizata e Vendeve Islamike nuk e njeh Kosovën dhe nuk lejon antarët e saj ta njohin, megjithëse Shqipëria është anëtare e kësaj organizate prej 35 vjetësh.
Shteti shqiptar mburret me mbrojtjen e çifutëve gjatë luftës së dytë botërore megjithëse çifutët u strehuan dhe u mbrojtën nga njerëzit e thjeshtë. Shteti shqiptar në të kundërt, ka njohur Palestinën nga vendet e para në botë.
Laraskat fondamentaliste të ekipit të futbollit të Kosovës dhe Federatës së Futbollit të Kosovës, për të mos thënë shteti i Kosovës, e kanë harruar kur Millosheviçi i vuri përpara në vitin 1999. Lobi çifut në Amerikë ju doli krah, bombardoi Milloshevicin, i çliroi dhe i njohu pavarësinë Kosovës në vitin 2008.
Harruat more faqezinj politikanët shumë të lartë çifutë në Amerikë që u ngritën në mbrojtje dhe luftuan për Kosovën si Sekretarja e Shtetit Madalene Ollbrajt, Zëvendës Sekretari dhe më vonë Sekretari i Shtetit Richard Hollbruk, Komandanti Suprem i trupave aleate të NATOS në Europë, Gjenerali Ëesly Clark, Zëdhënësi i NATOs James Rubin, Kongresmenët Tom Lantosh e Eliot Engel, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Kongresin Amerikan Benjamin Gilman, Sekretarin e Mbrojtjes së SHBA-së Ëilliam Cohen, Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Presidentit Klinton, Sandy Berger.
Politikanë të tjerë çifutë me emër në botë si Kryeministri i Izraelit Benjamin Natanjahu, Ministri i Kulturës së Francës Bernard Kushner, Fituesi i Çmimit Nobel për Paqen Elie Ëiezel e shumë e shumë çifutë të tjerë u radhitën në krahë dhe u bënë copë për Kosovën?
Me thoni emrin e një arabi që u ngrit për Kosovën more faqezinj? Nuk janë palestinezët por Amerika dhe lobi çifut arsyeja që ekziston Kosova sot.
Shqiptarët përfshirë ata të Kosovës, jo vetëm që janë mosmirënjohës por kanë një gjykim tmerrësisht të cekët. Nuk dallojnë dot cilët kanë miq e cilët kanë armiq dhe nuk janë në gjendje të ruajnë marrëdhënie të mira me të gjitha shtetet siç bëjnë zakonisht shtetet që janë të vegjël dhe kanë nevojë për aleatë dhe mbrojtje ndërkombëtare.
Mosmirënjohësit janë bukëshkalë!/ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

