Rama ngriti pikëpyetje mbi atë se çfarë do të vinte pas dorëheqjes së tij, duke kundërshtuar thirrjet për t’i hapur rrugën rinisë. Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë mundësinë e dorëheqjes Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë mundësinë e dorëheqjes nga posti i kryeminsitrit.
Sipas tij ai është në mision për të bërë Shqipërinë anëtare të BE dhe nëse e lë këtë post, nuk ka kush të vijë tjetër më mirë dhe se vendi do të shkojë pas.
“Kjo drejtësi ka çuar përpara njerëz të pushtetshëm. Thonë që jam arrogant, çfarë arrogance!Unë jam 24 orë në 24 dhe unë kam një mision, që Shqipëria të qëndrojë me kokën lart.Ka shumë që thonë: ‘Hapi rrugën rinisë’, por çfarë vjen pas kësaj? Vjen Shqipëria në BE apo, pas kësaj, vjen e kaluara, për të cilën ne e kemi paguar atë haraç?Kaosi i dezinformimit. Ata fëmijë që u futën për të marrë iPhone janë viktima të kllounëve që u tregojnë paranë në Instagram, bëjnë poza dhe i bëjnë të ndihen të pavlerë sepse nuk kanë iPhone.Të jemi të qartë, nuk është çështje e pushtetit tim. Dikur kam pasur dëshirë të takoja të mëdhenjtë e kësaj bote. I kam parë të mëdhenjtë e kësaj bote dhe i kam parë në sy. Nuk kam më asnjë dëshirë të udhëtoj për këtë pushtet.Është e kotë të flas për këtë. Nuk është pushteti im në lojë, por tryeza e negociatave.”, tha Rama.
Në reagimin e tij, Rama ka kujtuar edhe ngjarjet e 21 janarit 2011, duke bërë një krahasim me situatën aktuale dhe duke theksuar se, ndryshe nga ajo kohë, institucionet janë sulmuar dhe janë përdorur molotovë e mjete të forta kundër policisë.
Kreu i qeverisë i cilësoi kriminelë personat që qëllojnë me sende të forta drejt efektivëve të policisë, por shtoi se ata mbeten, sipas tij, “fëmijë të verbër të Shqipërisë”, jeta e të cilëve ka vlerë mbi gjithçka tjetër.
"Jam përpjekur të mos përfshihem dhe të ndjek e koordinoj me shumë durim një përpjekje për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak. Unë e di historinë e këtij bulevardi, e njoh mirë, i kam ende të freskëta në kujtesë ato që ndodhën në 21 janar ku pati disa zjarre sporadike tek-tuk në këtë perimetër, jo një kazan, po ku nuk u prek në asgjë, asnjë institucion, ku nuk u hodh asnjë molotov, ku nuk u dëmtua dhe nuk u dogj askush nga forcat e rendit dhe kur u vranë me plumba 4 protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, që ndryshe nga sot nuk shkuan dot as në spital se i priste përsëri druri dhe u mjekuan në shtëpi. Përtej faktit që ata që qëllojnë me gurë, zare hekuri e vida për t’i nxjerrë sytë policisë janë kriminelë, e kam parasysh që ata janë fëmijë të verbër të Shqipërisë dhe jeta e tyre vlen më shumë se çdo gjë tjetër në fund të ditës. Vetëpërmbajtja është A dhe Zh e kësaj historie", tha Rama. Rama justifikon përdorimin e plumbave të gomës: Nuk bëhet balet aty! RENEA do të dalë sërish
18 Tetor, 09:18 Rama: Studentët janë kokë boshë! Pas protestës fshihet Antifa
18 Tetor, 09:03 Rama në kërkim të “dorës së huaj”, sulmon mediat: Kllounë, Berisha, Rusia dhe Irani janë fajtorët e dhunës 18 Tetor, 08:52 Rama kërkesë protestuesve: Më bindni se pse duhet të iki! 18 Tetor, 08:51 Rama nuk lëshon karrigen e kryeministrit: Kush nuk do PS në pushtet, po bën protestat e dhunshme
18 Tetor, 08:37 "Kishin plan të sulmonin Kryeministrinë", Rama: Neutralizuam një dron me eksploziv
18 Tetor, 08:37 Protestat e dhunshme në Tiranë, reagon Rama: Po kërkoni gjak, e kam të feskët kujtesën për 21 Janarin
18 Tetor, 08:09 edi rama: s\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\\'ka dorëheqje Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Rama: Studentët janë kokë boshë! Pas protestës fshihet Antifa 18 Tetor 2026, 08:5908:59Politike Rama në kërkim të “dorës së huaj”, sulmon mediat: Kllounë, Berisha, Rusia dhe Irani janë fajtorët e dhunës 18 Tetor 2026, 08:5008:50Politike Rama kërkesë protestuesve: Më bindni se pse duhet të iki! 18 Tetor 2026, 08:4708:47Politike Rama nuk lëshon karrigen e kryeministrit: Kush nuk do PS në pushtet, po bën protestat e dhunshme 18 Tetor 2026, 08:3608:36Politike "Kishin plan të sulmonin Kryeministrinë", Rama: Neutralizuam një dron me eksploziv 18 Tetor 2026, 08:3308:33Politike Protestat studentore, Rama: Ata që qëllojnë me gurë janë kriminelë dhe fëmijë të verbër 18 Tetor 2026, 08:1508:15Politike

