Kryetari i partisë Mundësia Agron Shehaj deklaron se Belinda Balluku vazhdon të jetë ende defakto zv.kryeministre e Shqipërisë, edhe pse është nën hetim nga SPAK për disa akuza penale. Në një video në rrjetet sociale, Shehaj thotë se Balluku vazhdon të kërcënojë dhe shantazhojë ish-vartësit e saj për të mos bashkëpunuar me drejtësinë me qëllim pengimin e zbardhjes së aferave për të cilat SPAK akuzon ish-zv.kryeministren në lidhje me tenderat në Ministrinë e Infrastrukturës. Shehaj i referohet denoncimit publik që bëri babai i ish-vartëses së Ballukut, anëtares së Komisionit të Vlerësimit të Ofertave Mirzeta Kashnica, për presionet që vajza e tij ka marrë si para, ashtu edhe pas dëshmisë së saj në SPAK kundër ish-shefes së saj Belinda Balluku. “Edi Rama përqeshi dëshmitaren e dosjes Balluku që tha se ishte kërcënuar. Tani del babai i saj dhe thotë se kërcënimet kanë qenë reale, se kanë vazhduar edhe pas dëshmisë në SPAK dhe se vajza, pjesë e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, mendon ende të largohet nga puna për shkak të presioneve. Ndërkohë, Balluku vijon që jo vetëm të ketë ndikim në institucionet që ka drejtuar, por të jetë defakto zv.Kryeministre”, shprehet Shehaj.
Shehaj thekson se fakti që Balluku është ende defakto zv.kryeministre vërtetohet edhe nga përgjimet e fundit që kanë dalë të ish-punonjësve të saj në ministri që e cilësojnë ende atë ‘shefja’.
Kreu i Mundësia i bën thirrje qytetarëve se është e nevojshme që të mbështetet drejtësia, në këtë pikë kritike ku ka arritur qeverisja e mazhorancës socialiste.
“Në këtë pikë është katandisur Shqipëria. Prandaj duhet të mbështesim drejtësinë me çdo kusht”. REAGIMI I PLOTE
Edi Rama pa pikë turpi u tall duke thënë: “E paska marrë Belinda këtë, e ka lidhur te karrigia dhe e paska detyruar të firmosë”.
Dje dëgjuam një dëshmi të babait të saj që tha: “Vajza ime është kërcënuar. Ka firmosur sepse është kërcënuar”. Dhe është kërcënuar edhe pasi ka dhënë dëshminë në SPAK në lidhje me atë që ka ndodhur.
Belinda Balluku vazhdon në detyrë. Është defakto zv.Kryeminitrja.
E them sepse është fakt. Kanë dalë edhe investigime të tjera, ku haptas, kush punon në këto institucione e quan akoma “Shefja”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Agron Shehaj Belinda Balluku mundesia

