Lajme Zone
“Edi Rama na dil përballë”/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës!
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 10 burime — Krahaso mbulimin →

“Edi Rama na dil përballë”/ Nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës!

Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, qytetarët po lëvizin në mënyrë paqësore përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit", duke brohoritur thirrje kundër qeverisë dhe duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Marshimi po shoqërohet nga forca të shumta të Policisë së Shtetit, të cilat kanë marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit dhe orientimin e qarkullimit rrugor.

Protesta Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në bulevardet kryesore të kryeqytetit, duke përsëritur thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Pas përfundimit të fjalimeve para godinës së Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke e shtrirë tubimin e ditës së 43-të edhe në akset kryesore të kryeqytetit.

Me flamuj kombëtarë dhe pankarta në duar, qytetarët po lëvizin në mënyrë paqësore përgjatë bulevardit "Dëshmorët e Kombit", duke brohoritur thirrje kundër qeverisë dhe duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Marshimi po shoqërohet nga forca të shumta të Policisë së Shtetit, të cilat kanë marrë masa për mbarëvajtjen e tubimit dhe orientimin e qarkullimit rrugor.

Më herët, gjatë protestës, qytetarë dhe aktivistë mbajtën fjalime nga podiumi i vendosur përpara Kryeministrisë. Aktivistja Luciana Koka deklaroi se protestuesit nuk do të tërhiqen, duke pretenduar se janë përballur me presione dhe tentativa intimidimi, ndërsa theksoi se lëvizja do të vazhdojë deri në arritjen e objektivave të saj.

Në tubim morën fjalën edhe qytetarë nga diaspora dhe të huaj që ndodhen në Shqipëri. Një turist nga Suedia u bëri thirrje protestuesve të mos heqin dorë, duke deklaruar se "ju jeni mazhoranca, ata janë minoranca", ndërsa një e re shqiptare që jeton në Itali shprehu mbështetjen e saj për protestën dhe u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë qëndresën.

Gjatë protestës pati edhe akuza nga pjesëmarrësit për mënyrën e përdorimit të fondeve publike në projekte të ndryshme shtetërore, ndërsa organizatorët përsëritën se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim.

Marshimi po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa deri në këtë fazë nuk janë raportuar incidente. Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në ditët në vijim, duke këmbëngulur në kërkesat e tyre për ndryshim politik dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.marshimi protesta 1 Komente A A. Baçe 12 Korrik 2026, 23:55 Sipas Aristotelit ndryshimi mes diktaturës dhe demokracisë është se në demokraci lideri largohet kur nuk e do më populli dhe në diktaturë ai nuk largohet edhe kur populli nuk e duron më.

Largohuni. Bashkë me pararendësin i keni bërë dëme Shqipërisë sa askush tjetër. Jua këshilloj si njohës i mirë i historisë.

Prof. A. Baçe. Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Deklarata e fortë e pedagogut: Listat e deputetëve janë të kriminalizuara! 12 Korrik 2026, 21:1421:14Aktualitet "Ku janë satelitët Albania 1 dhe 2?", i riu denoncon: Po ndërtojnë një data center ku do merren 100 milionë euro të thata! 12 Korrik 2026, 21:0721:07Aktualitet Karma is a b*tch dhe më e madhe se Rama! 12 Korrik 2026, 20:5520:55Aktualitet “Kjo është qeveria më e korruptuara”, protestuesja nga Italia: Ramës dhe Berishës t’u sekuestrohen gjithë pasuritë! 12 Korrik 2026, 20:5320:53Aktualitet “Kjo është protesta e popullit”, pedagogu: Politikanët na kanë vjedhur e goditur në zemër e palcë! 12 Korrik 2026, 20:3920:39Aktualitet Turisti nga Suedia thirrje protestuesve: Merrni fatet tuaja në dorë, ju jeni shumica ata pakica! 12 Korrik 2026, 20:2420:24Aktualitet