Mijëra të rinj në të gjithë Shqipërinë janë ngritur në protestë.
Janë studentë, janë gjimnazistë, janë të rinj të tjerë që vendosin maska, kanë ardhur nga periferitë e Tiranës, por ky është një debat midis njerëzve që duan të gjejnë mbrojtje politike apo shpëtim për qeverinë dhe kryeministrin.
Fakti është një. Dolën në Korçë, e panë të gjithë, ishin gjimnazistët dhe studentët, dolën në Shkodër, dolën në Durrës, dolën në Elbasan, kanë dalë sot në Divjakë, dolën në Tiranë, rëndësi ka kush del atje, ata janë të rinj jashtë kontrollit.
A ka grupe që mund t'i devijojnë dhe mund të përdorin dhunë?
Patjetër, janë agjenci të huaja që hyjnë, janë grupe ekstremiste, janë neokomunistët e Arlind Qorit që të tillë kanë qenë, të dhunshëm në aksion se nuk mund të pretendosh dot që i bën Agron Shehaj. Kush e përdor protestën për interesa të tjera?
15 Tetor, 17:23 A janë një nukël e Partisë Demokratike dhe Berishës në protestë, 20 veta?
Po, janë, por në protestë nuk kanë dalë as 20, as 50 të rinj, por janë me mijëra. Pyetja është e thjeshtë: çfarë kërkojnë?
Janë të qartë, po t'i dëgjosh të gjithë, të ikë Edi Rama. Nuk kanë as kërkesa politike, as ide politike, as negociata, asgjë, thjesht duan të ikë kryeministri i vendit, u ka ardhur në majë të hundës.
Nuk e kanë këtë kërkesë të formuar se ju tha Saliu, ju tha Arlind Qori, apo ju tha Agron Shehaj, apo ju thanë agjencitë e huaja, të cilat mund të jenë ulur këmbëkryq që nga turqit, serbët, iranianët, rusët, kushdo që të thotë kryeministri ynë.
Atje janë agjencitë e huaja dhe ndoshta duan destabilizimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit, pa diskutim, por mendjen e të rinjve, shumicës së tyre, nuk e formojnë dot agjencitë.
Ata e kanë të formuar çdo ditë, duke ndenjur me njëri-tjetrin dhe duke diskutuar, për aq pak sa flasin për 100 lekë të vjetër që marrin të pinë një kafe, një ekspres me njëri-tjetrin, apo ndonjë gotë konjak, apo ponç siç e ka pirë edhe Edi Rama, ndoshta, kur ka qenë gjimnazist dhe student. Këta të rinj dëgjojnë në shtëpi prindërit kur punojnë, sa të ardhura marrin, sa u ngelen në fund të muajit. Janë studentë që duhet të paguajnë qira, duhet të punojnë. Dita e katërt e protestës në Tiranë, studentët e Mjekësisë nisin marshimin
16 Tetor, 11:10 Këta studentë nuk janë formuar nga agjencitë e huaja. Patjetër, shumë prej tyre mund të përdoren sipas informacioneve që dalin edhe nga xhamitë e periferisë së kryeqytetit, mund të kenë dhe linja që i nxisin të çfarëdollojshme, por së pari, është ekonomia, problematikat që kanë në familje.
Dhe, për ekonominë, e cila mund të jetë shumë më e mirë sesa dje, përgjegjësinë e ka qeveria dhe kryeministri Rama.
Edi Rama nuk duhet të ikë nga pushteti, as sepse duan agjencitë, as sepse do Saliu, jo. Edi Rama duhet të japë dorëheqjen se ia kërkojnë këta të rinj.
Ndoshta Rama e ka të qartë rrugën: unë do të çoj Shqipërinë në BE, se këta të rinj nesër do të fitojnë, por kryeministri ynë duhet ta kuptojë, atyre as u plas fare për BE-në që do t'u “dhurojë” Rama.
Janë adoleshentë ende, studentë, të rinj ndoshta edhe të pashkolluar, kjo s'ka asnjë rëndësi, por e kanë me Edi Ramën, kërkojnë të ikë Edi Rama dhe këtë nuk e kanë të formuar në mendjen e tyre as nga Saliu, as nga agjencitë e huaja, as nga Arlind Qori dhe as nga llapaqenllëku politik apo i mediave përditë. Ata duan thjesht të ikë Rama. Protestat studentore/ Rama i drejton gishtin opozitës dhe “duarve të huaja”: Nuk na duan në BE
16 Tetor, 08:38 A ka përgjegjësi Rama?
Pa diskutim. Mund të mos ikë, për 1001 arsye.
Sikur ta marrim dhe ta analizojmë Ramën si burrin më të ndershëm të historisë së 35 viteve politike në Shqipëri, ka një problem të madh: sërish Edi Rama duhet të ikë, për shkak se kanë mbledhur tërë hajdutët e dynjasë në pushtet. Janë qindra ministra e zyrtarë që vijnë e ikin, shumica i dolën hajdutë, kryetarë bashkie hajdutë, nëpër administratë hajdutë. Këta i zgjodhi Rama, e kjo arsye mjafton.
Edi Rama duhet ta pranojë që shqiptarët i kanë pasur shumë më të mëdha pritshmëritë ndaj tij. Ende në 2026 nuk ka ujë, ende nuk janë përfunduar shkollat, nuk ka ujë të pijshëm në Shqipëri. Shqipëria është harta-harta e çjerrë në pseudondërtime të rrëmujshme, kaotike.
Në rrugën e integrimit europian Shqipëria është e shkëlqyer, po kujt i plasi, thonë të rinjtë? Çfarë kam unë në darkë te shtëpia, çfarë kam në mëngjes te shkolla? Dhe përballë tyre qëndrojnë tufa e hajdutëve të Edi Ramës.
Pikërisht, kjo është arsyeja kryesore pse Edi Rama duhet t’i thotë kryeministrit IK, sepse nuk mundi dot të ndërtonte një qeveri dhe një administratë të pastër në shërbim të qytetarëve, por me propagandë, me arrogancë, përçarje të opozitës, shkatërrim të llogaridhënies dhe kapje të çdo institucioni, qeverisi për 13 vite aq mirë sa rinia ka marrë rrugët që ta heqë nga karrigia./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

