Lajme Zone
“Edhe kryeministri merr pjesë”, kush është “Cinco”, trafikanti i drogës në dosjen belge që përmend Ramën
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Edhe kryeministri merr pjesë”, kush është “Cinco”, trafikanti i drogës në dosjen belge që përmend Ramën

Media belge “Het Laatste Nieuws” ka zbardhur detaje nga dosja e Ermir Ndreajt, i njohur me nofkën “Cinco”, duke hedhur dritë mbi komunikimet e tij dhe rolin që, sipas Prokurorisë Federale belge, dyshohet se kishte në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Mes komunikimeve të përfshira në dosje, vëmendje të veçantë tërheq një deklaratë e Ndreajt për një investim prej rreth 15 milionë eurosh. Sipas arti

Media belge “Het Laatste Nieuws” ka zbardhur detaje nga dosja e Ermir Ndreajt, i njohur me nofkën “Cinco”, duke hedhur dritë mbi komunikimet e tij dhe rolin që, sipas Prokurorisë Federale belge, dyshohet se kishte në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Mes komunikimeve të përfshira në dosje, vëmendje të veçantë tërheq një deklaratë e Ndreajt për një investim prej rreth 15 milionë eurosh. Sipas artikullit të “Het Laatste Nieuws”, Ndreaj diskutonte me Sani Al Murdaa-n për blerjen e një hoteli dhe pronave përreth tij, duke llogaritur se pasuritë mund të trefishonin vlerën brenda tre vitesh.

Pas kësaj, ai shkruante: “Të gjitha zyrtarisht, sigurisht”, dhe më tej shtonte: “Edhe kryeministri i Shqipërisë merr pjesë.”

Megjithatë, në komunikimin e publikuar nuk jepet asnjë shpjegim se çfarë nënkuptonte Ndreaj me këtë deklaratë dhe nuk paraqitet ndonjë provë në artikull që lidh kryeministrin Edi Rama me aktivitetin kriminal të përshkruar në dosje.

Deklarata shfaqet në një pjesë të artikullit që trajton mënyrën se si Ndreaj mendonte për investimet dhe pasurinë. Sipas medias belge, për të paratë nuk shërbenin vetëm për një jetë luksoze, por edhe për investime dhe rritje të vazhdueshme të kapitalit.

“Het Laatste Nieuws” shkruan se Ndreaj, i cili në Shqipëri ishte i njohur si biznesmen në fushën e jetës së natës dhe lidhej me “Cinco Cavalli” në Durrës dhe “Savoy Garden” në Tiranë, në komunikimet e përgjuara shfaqet në një tjetër rol. Sipas Prokurorisë Federale belge, ai dyshohet se ishte person i besuar dhe krahu i djathtë i Sani Al Murdaa-s, duke organizuar transporte, magazina dhe zgjidhjen e problemeve që lindnin gjatë operacioneve të trafikut të drogës.

Në dosje përmenden edhe ngarkesa kokaine të ardhura nga Ekuadori, përfshirë një transport me 38.016 kanaçe ton, ku sipas hetuesve pasta e kokainës ishte fshehur në 141 kuti.

Ndreaj është dënuar në Belgjikë në disa çështje droge, ndërsa në Shqipëri është gjithashtu subjekt i hetimeve të SPAK. Avokati i tij, Walter Damen, mohon përfshirjen e klientit të tij në trafikun e drogës dhe ka kundërshtuar provat e përdorura ndaj tij. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm