Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me deklaratat e bëra nga biznesmeni Mohamed Alabbar, i cili i ka cilësuar si një gabim investimet e bëra në Shqipëri.
Këlliçi shkruan se vetë Alabar ka paralajmëruar dështimin e projektit në Portin e Durrësit, ndërsa e cilëson si një tjetër konfirmimin se kryeministri Edi Rama e ka cilësuar vendin si plaçkë dhe pronë private. Ai shton më tej se SPAK duhet të veprojë për atë që ai e quan “ krim i rëndë me Portin e Durrësit”.
Postimi i plotë: Edhe Alabar denoncon Edi Ramën, çfarë pret SPAK të veprojë për krimin e rëndë me Portin e Durrësit?!
Miku i Edi Ramës Alabar, që mori falas 80 hektarë truall në portin e Durrësit, qenka shprehur se ky projekt ishte i nxituar dhe një gabim. Alabar paralajmëron kështu dështimin!
Në kulmin e protestave kundër korrupsionit dhe arrogancës së Edi Ramës, vjen një tjetër konfirmim se Kryeministri e ka trajtuar vendin si plaçkë dhe pronë private.
Po ky rast ishte një kulm i papërgjegjshmërisë dhe tradhtisë ndaj vendit. Sepse një port 2 mijë vjeçar, me 80 hektarë truall me vlerën më të madhe në vend, ju fal mikut të Edi Ramës pa asnjë diskutim, debat, dëgjesë.
Pra Edi Rama e trajtoi nyjen më të rendesishme tregtare dhe strategjike të kombit, sikur ta kishte kopshtin e tij në Surrel.
Deri tani, miku i Kryeministrit nuk ka investuar asnjë qindarkë. Aty janë hedhur rreth 60 milionë euro të marra nga qytetarët shqiptarë me kontratë porosie.
Janë bërë disa godina që u zhytën 18 centimetra, çka hodhi dyshime mbi cilësinë e punimeve.
Edi Rama fali një pronë kaq të çmuar duke e ndëshkuar Shqipërinë, duke e rrezikuar ta lërë pa port.
Pra kemi të bëjmë me disa krime të rënda.
Çfarë pret SPAK për ta marrë të pandehur e për ta vënë para përgjegjësisë, autorin e kësaj afere, që është Edi Rama?! /CNA Deklarata e Alabbar/ Dizdari: Ishte një gabim shpejtësie apo një projekt që po dështon në heshtje? 2 Gusht, 07:32 “Shpejtësia” e Alabbarit në ndërtimin e Portit të ri të Durrësit 1 Gusht, 23:02 Mohamed Alabbar: Gabova në Shqipëri, ndërtova shumë shpejt 1 Gusht, 22:30 Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.
