Lajme Zone
E zuri poshtë muri i një banese, humb jetën 70-vjeçari në Lezhë
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

E zuri poshtë muri i një banese, humb jetën 70-vjeçari në Lezhë

Një 70-vjeçar ka humbur jetën këtë të diele në fshatin Tale të qytetit të Lezhës. I moshuari dyshohet se është zënë aksidentalisht poshtë nga një pjesë muri në banesën e tij.

Një 70-vjeçar ka humbur jetën këtë të diele në fshatin Tale të qytetit të Lezhës. I moshuari dyshohet se është zënë aksidentalisht poshtë nga një pjesë muri në banesën e tij. Viktima me inicialet P.Q. dyshohet se po punonte në banesë kur një pjesë e murit është shembur, duke e zënë poshtë. Fatkeqësisht, nga plagët e marra i moshuari ka humbur jetën. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.