Lajme Zone
E uli në gjunjë për t’i kërkuar falje, Joz Marku i zuri pritë Edit me fenelina dhe stop Policie
Të tjeraJOQ Albania

E uli në gjunjë për t’i kërkuar falje, Joz Marku i zuri pritë Edit me fenelina dhe stop Policie

JOQ Albania ka siguruar pamjet e plota të përplasjes mes këngëtarit Joz Marku dhe Eduard Kuçit, episod që prej ditësh ka tërhequr vëmendjen dhe ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

JOQ Albania ka siguruar pamjet e plota të përplasjes mes këngëtarit Joz Marku dhe Eduard Kuçit, episod që prej ditësh ka tërhequr vëmendjen dhe ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në video shihet momenti kur Joz Marku përballet me Eduard Kuçin dhe e godet me shuplakë. Pak çaste më pas, Marku dëgjohet t’i drejtohet Kuçit me fjalët: “Ulu në gjunjë!”, ndërsa ky i fundit shihet duke u ulur.

Por pamjet ngrenë edhe një tjetër pikëpyetje. Në vendngjarje shfaqen disa persona, ndërsa në video dallohen edhe mjete me tabela dhe fenelina policie. Disa prej personave kanë edhe veshje kamuflazhi që ngjajnë me uniforma policie.

Përtej konfliktit mes dy personazheve, ajo që mbetet më shqetësuese është përdorimi i dhunës dhe prania e personave e logove te Policisë.

Nëse këta persona dhe automjetet janë të lidhura me strukturat e Policisë, atëherë situata bëhet edhe më shqetësuese dhe kërkon një sqarim të plotë mbi rrethanat e ngjarjes dhe rolin e tyre.