Lajme Zone
“E turpshme që nuk jemi njohur me dosjen”/ Avokati i Agasit flet pas arrestimit, Haxhia: Këta të fusin në burg dhe pastaj bëjnë hetimet, po na mohohet një e drejtë ligjore
EkonomiTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

“E turpshme që nuk jemi njohur me dosjen”/ Avokati i Agasit flet pas arrestimit, Haxhia: Këta të fusin në burg dhe pastaj bëjnë hetimet, po na mohohet një e drejtë ligjore

Avokati i biznesmenit Ergys Agasi, Maksim Haxhia, ka folur sot për mediat para ambienteve të bllokut të sigurisë, ku mbahet i izoluar klienti i tij.

Avokati i biznesmenit Ergys Agasi, Maksim Haxhia, ka folur sot për mediat para ambienteve të bllokut të sigurisë, ku mbahet i izoluar klienti i tij. Biznesmeni është i akuzuar në dosjen e AKSHI-t, teksa avokati i tij kërkon të njihet me dosjen, sepse sipas tij, përndryshe nuk mund të ngrenë pretendime.

“Ky është një takim i parë për tu përgatitur për procesin që është në ditët e afërta lidhur me verifikimin e masës dhe kushteve të masës së sigurimit. Kuptohet që ne duam dosjen, sepse është e turpshme që edhe pas kaq kohësh edhe pse e kemi kërkuar, edhe pse i jemi drejtuar ILD që na është mohuar një e drejtë, kjo nuk ka ndodhur.

Pa dosjen nuk ngremë dot pretendimet. Problemi është se këta të fusin në burg pastaj… Si ajo historia që të marrin të presin këmbën e pastaj të numërojnë i ke apo jo të dyja këmbët.

Është një praktikë e vendosur tashmë që ata të fusin në burg dhe pastaj të bëjnë hetimet, ndërkohë që duhet të ndodhë e kundërta. Të bëjnë hetimet, të mbledhin provat dhe pastaj t’i drejtohen gjykatës që në proporcion me veprat penale, me provat dhe rrezikshmërinë e personit të kërkojnë masë të përshtatshme”, u shpreh Haxhia. Top Channel