Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi është shprehur mbrëmjen e sotme se protesta kombëtare e lajmëruar për të shtunën pritet të ketë një pjesëmarrje shumë të madhe.
Në një prononcim për mediat, Korreshi tha se protestës së studentëve dhe pedagogëve duhet t’ju ishin bashkuar edhe mjekët për shkak të kushteve në të cilat ndodhet shërbimi shëndetësor. “E shtuna do të jetë një pjesëmarrje shumë e madhe. Po shikojmë gjithandej një organizim që po ndodh. Përveç studentëve dhe pedagogëve duhet të ishin bashkuar dhe mjekët, sepse kemi një shërbim shendetësor batërdi. Hiq mjekët, pjesën tjetër e përfaqësojnë patronazhistët. Këta po lozin me bukën e tyre.
Rama del në mëngjes dhe thotë pllakat e trotuarit do t'i paguajnë prindërit. Mirë po kjo që nesër do të gjykohet a do tja marrin ato miliarda? Po atyre 5D-ve a do t'jua marrin ato hotele. Të gjitha këto hajdutët e tij a do t'i rikuperojnë në 7 breza dhe tu kthejnë shqiptarëve ato që jua ka vjedhur. Po krimi i organizuar që këtu pastron para në çdo lloj mënyrë”, tha Korreshi. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

