Lajme Zone
E rëndë në Roskovec/ Theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e ish-partneres, 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin
KulturëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

E rëndë në Roskovec/ Theu urdhrin e mbrojtjes dhe shkoi në banesën e ish-partneres, 59-vjeçari plagos me drapër ish-vjehrrin

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi dyshohet se ka plagosur me drapër një 67-vjeçar.

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia në Fier, pasi dyshohet se ka plagosur me drapër një 67-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth orës 22:30, në fshatin Suk të Roskovecit. Sipas policisë, B. B. është konfliktuar për motive të dobëta me E. G., 67 vjeç, në banesën e këtij të fundit dhe e ka goditur me drapër në këmbë.

Sipas policisë, 52-vjeçari kishte shkuar në banesën e 67-vjeçarit, pasi kishte shkelur urdhrin e mbrojtjes të vendosur nga gjykata për ish-bashkëjetuesen e tij, vajzën e të plagosurit.

I dyshuari u arrestua rreth 30 minuta pas ngjarjes, pranë banesës së tij në fshatin Mbërsh, Roskovec.

67-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Top Channel