Lajme Zone
E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën me sqepar dhe plagos rëndë të atin! Prangoset nga Policia (EMRAT+VIDEO)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

E rëndë në Lushnjë/ 45-vjeçari me probleme mendore vret nënën me sqepar dhe plagos rëndë të atin! Prangoset nga Policia (EMRAT+VIDEO)

Menjëherë pas ngjarjes, 45-vjeçari është larguar në drejtim të paditur, ndërkohë Policia vu në ndjekje të tij dhe arriti ta prangosë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Zhymë të Lushnjës, ku një 45-vjeçar, i dyshuar me probleme të shëndetit mendor, ka vrarë të ëmën dhe ka plagosur rëndë të atin e tij me sqepar. Burime për Report Tv bëjnë të ditur se autori i krimit është 45-vjeçari Florion Dalladaku, me precedent të mëparshëm penal, viktima është 80-vjeçarja Fanije Dalladaku, ndërsa i plagosuri, 77-vjeçari Hasan Dalladaku. LEXO edhe...Fshati i internimeve, në Savër të Lushnjës propozohet ngritja e një muzeu të kujtesës! I ati i plagosur është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjës në gjendje kritike për jetën dhe më pas është nisur për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë. Fill pas krimit autori ka marrë makinën e vëllait dhe është larguar për t'u kapur më pas nga patrulla e policisë në fshatin Gracalli të Fierit, pas disa minutave ndjekje. Policia po pyet të afërmit për të dokumentuar ngjarjen, ndërsa konfirmohet prej tyre se Florioni kurohej për probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë dy herë i shtruar në spitalin Psikiatrik në Elbasan, në 6 vitet e fundit. Po kështu vite më parë ai ka tentuar të vrasë një bashkëfshatar me armë zjarri çifte, veprim për të cilin është dënuar nga drejtësia. Njoftimi i Policisë: Lushnjë/ Kapet një orë pas ngjarjes autori i dyshuar i vrasjes së nënës dhe i plagosjes së babait. Autori i dyshuar u kap duke drejtuar automjetin e vëllait, në tentativë për të dalë nga qarku Fier. Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Zhymë, Lushnjë, ju informojmë se: Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta të Policisë rrethuan zonën, ngritën pika kontrolli dhe u vunë në ndjekje të autorit, i cili paraqiste rrezikshmëri edhe për banorët e tjerë. Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe angazhimit të shërbimeve të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Komisariatit të Policisë Lushnjë, u bë i mundur lokalizimi i autorit të dyshuar, pranë Spitalit Memorial, Fier, dhe vënia në pranga e tij, rreth një orë pas ngjarjes. Shtetasi F. D., 45 vjeç, është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, së bashku me automjetin që drejtonte, ku po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj. Lajm në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë R.Xh/ReportTv.al lushnje Fier vrasje policia Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 51% Keq 32.7% Nuk e di 16.3% Vota total: 251 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?