Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në fshatin Torovicë, në Lezhë, ku një burrë humbi jetën pasi mjeti bujqësor që po drejtonte u përmbys.
Sipas të dhënave paraprake, viktima është identifikuar si Dod Samari. Dyshohet se ai ka humbur kontrollin mbi mjetin bujqësor gjatë lëvizjes, çka ka bërë që ai të përmbyset dhe ta zërë poshtë.
Për shkak të plagëve të rënda të marra, Samari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë aksident tragjik.

