Një punonjës policie, i cili në momentin e ngjarjes ishte jashtë shërbimit, është dhunuar mbrëmjen e kaluar në Krujë, për motive banale. Punonjësi i Patrullës, 19 vjeç, është goditur me sende të forta dhe shkop bejsbolli. Autorë të dyshuar të ngjarjes janë vëllezërit e një vajze me të cilën punonjësi i policisë kishte komunikuar në rrjetin social Instagram. Sipas hetimeve paraprake, familjarët e vajzës kishin mësuar për komunikimin dhe dyshohet se vëllai i saj nuk e ka pranuar këtë fakt. Vajza me të cilën komunikonte 19-vjeçari është nën moshën 18 vjeç. Pas kallëzimit të punonjësit të policisë, hetuesit kanë nisur verifikimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Këqyrja e kamerave të sigurisë ka ndihmuar në zbulimin e automjetit me të cilin dyshohet se janë larguar personat e përfshirë në ngjarje. Vëllezërit e vajzës janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e përgjegjësisë së personave të dyshuar. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

