Lajme Zone
E rëndë në Korçë/ Plagos me thikë 18-vjeçarin, arrestohet njerku
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

E rëndë në Korçë/ Plagos me thikë 18-vjeçarin, arrestohet njerku

Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës.

Një 18-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti të ndodhur në lagjen nr. 8 të qytetit të Korçës.

Sipas të dhënave paraprake, i riu është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës me dëmtime në kokë dhe po merr ndihmë mjekësore në repartin e reanimacionit.

Nga hetimet e para dyshohet se 18-vjeçari është konfliktuar me njerkun e tij, i cili më pas e ka goditur me thikë.

Forcat e Komisariatit të Policisë Korçë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, 37-vjeçarit Niko Baka.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet