Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz, ku dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri, ndërsa vëllai i tyre i tretë ka mbetur i plagosur. Viktimat janë Selam dhe Nazmi Islamaj, ndërsa i plagosur ka mbetur vëllai tjetër, Shefqet Islamaj, 44 vjeç. Ngjarja ka ndodhur pranë Repartit në Zall Herr, pas një konflikti, ku Ngushëllim Manzi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj tre vëllezërve Islamaj. Autori i dyshuar, Ngushëllim Manzi, ushtarak, është arrestuar nga policia. Po ashtu blutë kanë sekuestruar edhe armën si provë materiale. Sipas banorëve të zonës, konflikti dyshohet se ka nisur për shkak të një muri rrethues që po ndërtohej nga vëllezërit. Sipas tyre, në momentin kur në vendngjarje kishte mbërritur një betoniere, autori kishte kundërshtuar hedhjen e betonit, çka solli nisjen e debatit mes tyre, i cili më pas përfi me përdorimin e armës së zjarrit. LEXO EDHE:Protestat e dhunshme, eksperti i ekonomisë Danaj: Nuk i duheshin Shqipërisë! Po vazhduan, pasojat do të jenë afatgjata! Kjo është një revoltë e rrezikshme Ndërkohë, fqinjët e tjerë deklarojnë se mes tyre nuk kishte pasur konflikte të mëparshme, madje shpesh i shihnin edhe në shoqërinë e njëri-tjetrit. "Nga veprimet e para rezultoi se, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet shtetasit N. M. dhe tre vëllezërve, S. I., N. I. dhe Sh. I., konflikti u përshkallëzua në përdorimin e armës së zjarrit. Si pasojë, shtetasi S. I., rreth 30 vjeç, humbi jetën, ndërsa shtetasit N. I., 48 vjeç, dhe Sh. I., rreth 44 vjeç, u plagosën dhe u transportuan për në spital, ku 48-vjeçari humbi jetën, ndërsa 44-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.Si rezultat i veprimeve të shpejta policore, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i rastit, shtetasi N. M., rreth 40 vjeç, punonjës i Policisë Ushtarake. Gjithashtu, u sekuestrua arma e zjarrit (pistoletë), e dyshuar e përdorur për krimin. Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave të saj", njoftoi sot policia. Lajmi në përditësim... -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë SI.E./Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Nazmi Islamaj Shefqet Islamaj Selam Islamaj kamez Tirane Ngushëllim Manzi Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 4.0 / 5 (4 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento iliri: 19/10/2026 15:42 donin ti zaptonin token,mir ua bere boll me maloket me token e xanme,doli nje trim tironc ,bravo bravo ja dhe nje tironc ,bravo mir ua bere ,doni me zaptu token mirr ua bere Përgjigju Liku: 19/10/2026 13:45 Pupupu duket qe nga emri Përgjigju Sondazhi i ditës:
15 Tetor, 13:43
A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.6% Disi 3.5% Vota total: 7033 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Tetor, 13:43 A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
