Një shpërthim i fuqishëm në një pallat në Elbasan, përpiu nga flakët një apartament ndërsa nga forca goditëse u shkatërrua një pjesë e strukturës së godinës, aq sa disa kate u shembën mbi njëri-tjetrin. Këto janë pamjet e para që Report Tv siguron pas shpërthimit që nisi rreth orës 14:40 në apartament. Disa kate totalisht të shkatërruara. Imazhi që shfaqet është i frikshëm. Duket si një gropë me gjithçka të rrënuar dhe katin e pestë që fati ka dashur që të mos shembet edhe ai. LEXO edhe...Shpërthimi në Elbasan/ Pezullohet kërkimi për 69-vjeçarin e zhdukur, shkak rrezikshmëria e ndërtesës Në mes të kësaj tragjedie dyshohet të ketë ndërruar jetë mes lëndimeve fizike apo asfiksisë nga tymi, edhe një e moshuar 82-vjeçare, Hatixhe Berisha, e cila jetonte një kat më lartë apartamentit në flakë. Ajo u nxor e pajetë nga ballkoni me shkallët e jashtme të forcave zjarrfikëse. Pronari i apartamentit ku dyshohet se nisi shpërthimi, Hamit Ibro 69 vjeç, nuk është gjetur, dhe ekipet e shpëtimit po kërkojnë ende mes rrënojave. “E rëndësishme ka qenë menjëherë dhënia e ndihmës së pare qytetarëve që ishin në këtë apartament, evakuimi i tyre”, tha Kastriot Skënderi. Fëmijë dhe të moshuar u evakuan pasi flakët nisën të përhapen edhe në katet e tjera. Në këtë pallat ka rreth 15 familje, 3 prej të cilave ndodhen në emigrim. 10 të lënduar, mes tyre një fëmijë, po marrin ndihmën e nevojshme në spitalin e Elbasanit pasi shfaqën probleme për shkak të tymit. Të tmerruar, të mbijetuarit, tregojnë atë që ndodhi, mes dhimbjes për humbjen e jetës por dhe shkatërrimin e pasurisë së tyre. “U turra me vrap bashkë me shokun tim, ika në shtëpi. Shihja plakën që ishte e shtrirë, pashë edhe nusen. Kapa plakën dhe e nxora jashtë shumë shpejt, mora edhe nusen”, thotë një prej tyre. Pallati 5 katësh në lagjen “Qemal Stafa” është ndërtuar në vitet ’70-’80 gjatë kohës së komunizmit. “Kemi pasur një shembje të katit të katërt i cili ka rënë në katin e tretë dhe gjithashtu të shkallëve lidhëse që lidhin katin e tretë, katin e katërt me katin e pestë. Struktura e pallatit nuk mban. Njëri nga sektorët e pallatit është bërë momentalisht i pabanueshëm. Eshtë një pallat i vjetër i ndërtuar me tulla silikate në të cilin jane bërë ndërhyrje në fakt në vitet e fundit por ka probleme te strukturës”, thotë Llatja. Në këto kushte, banorët do të akomodohen te një konvikt aty pranë. Për hetuesit, shkaku i shpërthimi është i paqartë. Nuk përjashtohet mundësia që e gjitha të jetë pasojë e rrjedhjes së gazit nga ndonjë bombol për gatim. “Nuk mund ta konfirmoj nëse ka qenë gaz sepse shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm. Do duhet që shërbimet zjarrëfikëse të arrijnë që ta konfirmojnë. Grupi i xhenios do mund të konfirmojnë a ka qenë zjarr apo mund të ketë qenë me një arsye tjetër” thotë Skënderi. Banorët tregojnë se shpërthimi u ndje edhe në pallatet e tjera përreth. “Dëgjuam shpërthimin, u trondit shtëpia. Ishte një shpërthim shumë i madh, një situatë e frikshme.” “Ishte si bombë”, treguan disa prej tyre. Zona ku ndodhi shpërthimi u mbulua nga re të zeza tymi. Ora 20:12 Shpërthimi në Elbasan/ Pezullohet kërkimi për 69-vjeçarin e zhdukur, shkak rrezikshmëria e ndërtesës Ekspertët nga Ministria e Mbrojtjes vendosën që të pezullojnë operacionin për kërkimin e personit që është raportuar i zhdukur nga shpërthimi në pallatin në Elbasan. Shkak për pezullimin u bë rrezikshmëria që paraqet ndërtesa.69-vjeçari Hamit Ibro është pronari i apartamentit në katin e tretë ku dyshohet se nisi shpërthimi. Share Ora 20:01 Shpërthimi në pallatin në Elbasan/ 15 familje mbeten pa shtëpi, bashkia i strehon në një konvikt 15 familje banonin në pallatin në Elbasan, ku sot pati një shpërthim i cili shkaktoi humbjen e një jete dhe lëndimin e 10 personave.Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme në pallat duke shkaktuar shembjen e dy kateve dhe rrënimin e të pestit. Në këtë situatë, këto familje kanë mbetur pa një çati mbi kokë.Për këtë arsye, bashkia i ka strehuar në një konvikt aty pranë. 3 prej familjeve ndodhen në emigrim. Share Ora 19:43 Mbeti viktimë nga shpërthimi në pallatin në Elbasan, Report Tv siguron foton e 82-vjeçares Hatixhe Berisha Report Tv ka siguruar foton e 82-vjeçares Hatixhe Berisha, e cila humbi jetën ditën e sotme nga shpërthimi në pallatin në Elbasan.E moshuara jetonte në shtëpi me djalin dhe familjen e tij. I biri, sapo ka dëgjuar zhurmën, ka hyrë në shtëpi duke marrë fillimisht fëmijët e mitur dhe të shoqen. Në momentin kur u rikthye për të shpëtuar nënën, shkalla e pallatit u shemb. Share Ora 18:28 Flakët shuhen, pallati 5-katësh në Elbasan kthehet në rrënoja! Disa kate të shembura mbi njëri-tjetrin (VIDEO) Situata në pallatin 5-katësh në Elbasan është përmirësuar, pasi zjarri është shuar plotësisht, ndërsa pamjet e mbërritura nga Report Tv pas ndërhyrjes së zjarrfikësve tregojnë përmasat e shkatërrimit.Siç shihet në pamje, disa kate të ndërtesës janë shembur dhe kanë përfunduar mbi katet e tjera, ndërsa apartamenti ku dyshohet se nisi shpërthimi është dëmtuar rëndë, me mure të rrënuara.Në pjesën e poshtme, një masë e madhe tullash betoni dhe mbetjesh ndërtimi ka mbuluar hapësirën përpara pallatit. Share Ora 18:21 'Ku të fle tani, kujt t’i bie në qafë?' Banori i pallatit të dëmtuar nga shpërthimi në Elbasan rrëfen tmerrin: U hodha nga kati i dytë, më ra dera në kokë (VIDEO) Një banor i pallatit 5-katësh në Elbasan, ku ndodhi shpërthimi i fuqishëm, ka rrëfyer momentet e frikshme që përjetoi, duke treguar se është detyruar të hidhet nga kati i dytë për të shpëtuar.Ai shprehet se ka marrë ndihmë mjekësore në spital pasi i ka rënë dera në kokë, ndërsa tashmë ndodhet në kushte të vështira, pasi ka mbetur pa banesë."E kam shtëpinë në katin e dytë dhe tani nuk kam ku të qëndroj. Më ra dera e ballkonit në kokë. Djali është në dhomën e tij dhe të të thërrasë djali e të mos kesh mundësi ta ndihmosh?! Unë u hodha nga kati i dytë. Shpëtova vetëm djalin e madh, sepse i vogli po vinte nga shkolla me të ëmën.Dola në ballkon dhe bërtita: “O zjarrfikësit!”. Sapo erdha nga spitali, ku mora pak ndihmë mjekësore. Ku të fle unë tani? Kujt t'i bie në qafë?Nuk e di pse ka ndodhur shpërthimi. Nuk jam ekspert për çështjet e shpërthimeve. Shpërthimi ka qenë shumë i fortë. Nuk e di çfarë ka ndodhur, di vetëm që soleta e katit të tretë ka zënë dhomën e gjumit dhe derën."-shprehu banori. Share Ora 17:43 Një viktimë dhe një person i pagjetur në pallatin në Elbasan, drejtori i Policisë: Dyshimet e para për bombol gazi, pritet ekspertiza për shkakun ( VIDEO) Drejtori i Policisë së Elbasanit, Kastriot Skënderaj ka dhënë detaje në lidhje me shpërthimin e fuqishëm në pallat 5-katësh në Elbasan.Ai bëri me dije se telefonata në sallën operative është marrë rreth orës 16:40, ndërsa shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për t'u ardhur në ndihmë banorëve.Sipas Skënderaj shkaku i shpërthimit nuk është konfirmuar ende, pasi dyshimet e para lidhen me një bombol gazi, por pritet verifikimi nga ekspertët dhe shërbimet zjarrfikëse.“Ju bëj me dije se telefonata në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ka ardhur rreth orës 16:40. Shërbimet e Policisë, të cilat ndodheshin në afërsi të vendngjarjes, kanë mbërritur menjëherë dhe kanë konstatuar një zjarr në katin e tretë të një pallati, ku ndodhemi edhe ne aktualisht.Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në numër të konsiderueshëm dhe u kanë ardhur në ndihmë qytetarëve që ndodheshin në apartament, duke bërë të mundur nxjerrjen e tyre, përfshirë edhe personat që ishin asfiksuar nga tymi. Një grua ka humbur jetën, ndërsa një person tjetër, i cili ndodhej në katin e tretë të apartamentit, ende nuk është gjetur.Këtë rast po e trajtojmë me vëmendje maksimale. Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm, por në këtë fazë nuk mund të japim një shkak të saktë për atë që ka ndodhur. Fillimisht informacioni që kemi marrë ka qenë për një bombol gazi, por tashmë duhet të presim konfirmimin nga shërbimet zjarrfikëse dhe grupet e specializuara që po vijnë nga Tirana, për të përcaktuar nëse kemi pasur të bëjmë me zjarr apo me një shkak tjetër.Pas shuarjes së zjarrit do të kemi një informacion më të qartë dhe do të mund të sqarojmë më tej rrethanat e ngjarjes.”- shpreh Skënderaj Share Ora 17:10 Shpërthimi në pallatin në Elbasan/ Banori rrëfen si shpëtoi nënën dhe bashkëshorten mes tymit të zi: Dëgjova zhurmën dhe u turra me vrap në shtëpi (VIDEO) Një banor i pallatit, i cili arriti të shpëtonte familjen e tij pas shpërthimit të fuqishëm në pallatin 5-katësh në Elbasan, tregon momentet e panikut kur u fut me shpejtësi në banesë për të nxjerrë nënën dhe bashkëshorten, ndërsa rrëfen se tymi i zi e pengoi të ndihmonte persona të tjerë.Ai tregon se nëna e tij ndodhet aktualisht në spital për shkak të tensionit, ndërsa bashkëshortja është mirë.“Dëgjova zhurmën dhe u turra me vrap bashkë me shokun tim, ika në shtëpi. Shihja plakën që ishte e shtrirë, pashë edhe nusen. Kapa plakën dhe e nxora jashtë shumë shpejt, mora edhe nusen dhe e nxora nga dera tjetër. Dera e hyrjes kishte rënë në tokë, sepse unë i kam dy dyer dhe një tjetër. Doja të shpëtoja edhe të tjerët, por kishte shumë tym të zi dhe nuk hyja dot. Ka shumë dëmtime te njerëzit këtu. Më thanë se ka vdekur një grua në katin e katërt, e moshuar, për të tjerë nuk kam dëgjuar.Në spital shkoi edhe një familje tjetër. Erdhën, por i pyeta dhe ishin mirë. Për personin që rezulton i zhdukur nuk kam informacion. Unë isha te lokali, këtu e kam shtëpinë. Sapo dëgjova shpërthimin, u nisa me vrap drejt banesës dhe nxora plakën. Madje, e kam në spital tani, nga tensioni. Nusen e kam mirë.”- ka rrëfyer banori. Share Ora 17:09 Shpërthimi në Elbasan, Llatja: Flakët nisën në katin e tretë! Është shembur niveli i katërt si dhe shkallët lidhëse (VIDEO) Pallati që u dogj sot në Elbasan ka pësuar dëmtime në strukturë, shpjegon kryebashkiaku Gledian Llatja. Zjarri në katin e tretë dyshohet të jetë shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi, por do ta përcaktojnë autoritetet.Kati i katërt është shembur ndërsa janë dëmtuar edhe shkallët e brendshme që lidhin katin e tretë me të tjerët më lart. Pallati është një ndërtesë e vjetër që pavarësisht ndërhyrjeve, vijon të ketë probleme."Është parë një dëmtim i strukturës së pallatit, kemi pasur një shembje të katit të katërt që i ka rënë katit të tretë, gjithashtu edhe shkallët lidhëse që lidhin katin e tretë me të katërtin dhe të pestin. Ka pasur një zjarr në katin e tretë. Një e moshuar 83 vjeçe ka humbur jetën në katin e pestë, gjithashtu një 69-vjeçar nuk është gjendur. 10 persona janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore, pa rrezik për jetën. Njëri nga sektorët e pallatit është i pabanueshëm. Është pallat i vjetër me tulla silikat, janë bërë ndërhyrje vitet e fundit, por paraqet probleme konstruktive", tha Llatja. Share Ora 16:59 Shpërthimi në pallatin në Elbasan/ Në flakë dhe e shembur, Report Tv siguron pamjet e pjesës së pasme të ndërtesës (VIDEO) Kjo është pjesa e pasme e pallatit që u përfshi nga flakët ditën e sotme në Elbasan, pas një shpërthimi. Këto janë pamjet ekskluzive që Report Tv ka siguruar.Pjesa më e madhe e ndërtesës është shembur, ndërsa zjarrfikësit përpiqen të shuajnë flakët. Share Ora 16:52 Shpërthimi në Elbasan, zjarrfikësit evakuojnë banorët (VIDEO) Të frikësuar nga flakët e tymi, ky është momenti kur banorët e pallatit ku ndodhi shpërthimi në Elbasan evakuohen nga forcat zjarrfikëse.Këto të fundit, duke përdorur shkallët, i marrin banorët në krahë dhe i largojnë nga zona e rrezikut. Share Ora 16:47 'U dëgjua si bombë, u trondit i gjithë pallati', banorët tregojnë momentet e shpërthimit të fuqishëm në Elbasan (VIDEO) Nga shpërthimi i fuqishëm në pallatin 5-katësh në Elbasan, banorët e zonës tregojnë momentet e frikshme që përjetuan, duke përshkruar shpërthimin si tepër të fuqishëm, aq sa u tronditën edhe banesat përreth.“Ishte tmerrësisht, ishte një shpërthim i fuqishëm. Ça shoh edhe unë këtu, se nuk na lejojnë të hyjmë brenda”, tregon një prej banorëve.Një tjetër banor, që jeton pranë pallatit thotë se shpërthimi u dëgjua shumë fort dhe se ndërhyrja e shërbimeve të emergjencës u vështirësua nga hapësira e ngushtë.“Këtu afër e kam shtëpinë. Dëgjuam një shpërthim shumë të madh, u tronditëm. Erdhën policia dhe zjarrfikësit, por është edhe vend i ngushtë, mezi u futën”, shprehet ai.Edhe banorë të tjerë përshkruajnë panikun që përjetuan në momentin e shpërthimit.“Dëgjuam shpërthimin, u trondit shtëpia. Ishte një shpërthim shumë i madh, një situatë e frikshme. Ne po qëndronim kur shpërtheu, thamë: Çfarë u bë?!”, tregon një grua.“Ishte si bombë, edhe pallati ynë u trondit”, shprehet një tjetër banore. Share Ora 16:22 Shpërthimi në pallatin në Elbasan/ 8 të lënduar nën kujdesin e mjekëve, mes tyre një fëmijë (VIDEO) 8 të plagosur dhe një viktimë është bilanci i shpërthimit në një pallat në Elbasan. Viktima është 83 vjeç, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.Mes 8 të plagosurve të cilët po trajtohen në spitalin e Elbasanit, ka edhe një fëmijë.Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale informon se, si pasojë e shpërthimit të ndodhur në një pallat banimi në qytetin e Elbasanit, sipas të dhënave paraprake, 8 persona, mes tyre një fëmijë, po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në Spitalin Rajonal Elbasan.Fatkeqësisht, nga ngjarja ka humbur jetën një 83-vjeçar, i cili është gjetur i pajetë në vendngjarje.Ekipet e urgjencës mjekësore janë në gatishmëri të plotë, ndërsa Spitali Rajonal Elbasan ka mobilizuar kapacitetet e nevojshme për trajtimin dhe monitorimin e gjendjes shëndetësore të personave të lënduar.Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, në koordinim me strukturat përkatëse, po ndjek nga afër situatën për të garantuar ofrimin në kohë të kujdesit të nevojshëm shëndetësor.Informacioni mbi gjendjen shëndetësore të pacientëve do të përditësohet në vijim, bazuar në vlerësimet e ekipeve mjekësore. Share Ora 16:21 Momenti kur nxirret trupi i pajetë i 82-vjeçares nga apartamenti në flakë në Elbasan (VIDEO) Ky është momenti kur shërbimet zjarrfikëse nxjerrin trupin e pajetë të 82-vjeçares nga apartamenti i përfshirë nga flakët në Elbasan.Nga zjarri, që dyshohet se është shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi, kanë mbetur të plagosur edhe 8 persona, ndërsa një tjetër raportohet ende i pagjetur.Personat e asfiksuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Share Xh.K/P.J/ReportTv.al shperthim Hamit Ibro Elbasan zjarr Hatixhe Berisha Komento Komente Populli: 04/11/2026 18:22 O gazetar, fjala qe po kerkon eshte i humbur, jo i pagjetur. Hap fjalorin se e ke aty. Përgjigju Neti Elbasan: 04/11/2026 17:50 Drejtori Policise Elbasan Kastriot Skenderaj njeri serioz dhe i pergatitur,njeri shume korrekt. Përgjigju Mara emigrante ne Itali: 04/11/2026 17:40 Kan ven bomb ne pallat Berishistet e Saliut per te ven popullin ne panik dhe tja ngjisin kot fajin Rames. Përgjigju Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 55.3% Veliajn 23.8% Asnjërin 20.9% Vota total: 488 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?
