Lajme Zone
“E qëllova dhe ai vdiq”, Luigi Maggione Pranon i qetë fajësinë për vrasjen e drejtorit ekzekutiv të UnitedHealthcare
EkonomiTop Channel

“E qëllova dhe ai vdiq”, Luigi Maggione Pranon i qetë fajësinë për vrasjen e drejtorit ekzekutiv të UnitedHealthcare

Luigi Mangione u deklarua fajtor për akuzat federale në lidhje me vrasjen e drejtorit ekzekutiv të UnitedHealthcare, Brian Thompson.

Luigi Mangione u deklarua fajtor për akuzat federale në lidhje me vrasjen e drejtorit ekzekutiv të UnitedHealthcare, Brian Thompson. Në një deklaratë cinike, Mangione pranoi se e ndoqi drejtuesin ekzekutiv në një konferencë investitorësh në vitin 2024 dhe e qëlloi atë në një rrugë të Nju Jorkut. Ai madje zbuloi se përdori një dredhi për të mbledhur informacione rreth ngjarjes, duke kontaktuar paraprakisht kompaninë e sigurimeve shëndetësore, duke u shtirur si investitor në një kompani multi-miliardë dollarëshe.

“Mëngjesin e 4 dhjetorit 2024, unë qëllova Thompsonin në Manhattan dhe ai vdiq”, i tha Mangione gjykatës, ndërsa gruaja e viktimës, Paulette, e shihte gjyqin dukshëm e tronditur me lot në sy.

Dënimi i Mangiones është caktuar për 18 dhjetor dhe, kur u pyet nga gjykatësi federal nëse e kuptonte që mund ta kalonte pjesën tjetër të jetës në burg, Mangione u përgjigj pothuajse indiferentisht: “Po”.

Mangione e pranoi fajësinë në një seancë të planifikuar me nxitim në gjykatën federale të Manhattanit, duke zgjidhur një nga dy çështjet kundër tij në lidhje me vdekjen e Thompson.

Avokatët e Maggione-s tani po kërkojnë që çështja e veçantë për vrasje që është në pritje kundër tij në shtetin e Nju Jorkut të rrëzohet, duke përmendur parimin e rrezikut të dyfishtë.

Mangione i tha gjykatës të premten se e sulmoi Thompsonin “pasi vuajti për vite me radhë nga dhimbje të forta për shkak të një shtylle kurrizore të thyer dhe u përpoq të kapërcente barrierat e sistemit të sigurimeve shëndetësore”.

Mangione nuk ka qenë kurrë klient i UnitedHealthcare, sipas policisë dhe kompanisë. I diplomuar në Universitetin e Pensilvanisë nga një familje e pasur e Merilendit, ai u arrestua pesë ditë pas të shtënave kur u pa në një McDonald’s në Altoona të Pensilvanisë, rreth 230 milje në perëndim të Manhattanit.

Si çështja federale ashtu edhe ajo shtetërore mund të rezultojnë në burgim të përjetshëm për Mangione-n. Top Channel