Lajme Zone
E paprecedentë! Barkodi për të promovuar Kalanë e Libohovës të çonte në faqe pornografike, drejtori Duka: Faqja është hakeruar, QR Code-i u hoq
SportShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

E paprecedentë! Barkodi për të promovuar Kalanë e Libohovës të çonte në faqe pornografike, drejtori Duka: Faqja është hakeruar, QR Code-i u hoq

Një QR Code në tabelën informuese të Kalasë së Libohovës, në vend të informacionit për monumentin, i çonte vizitorët në një faqe me përmbajtje pornografike. Drejtori i Kulturës Kombëtare në Gjirokastër thotë se faqja ishte hakeruar, ndërsa kodi është hequr nga tabela.

Një barkod (QR Code) i vendosur në tabelën informuese të Kalasë së Libohovës, në vend që t’u jepte turistëve informacion për monumentin, i çonte në një faqe me përmbajtje pornografike. Rasti u zbulua nga vetë vizitorët. Pasi skanonin kodin me telefon, në ekran u shfaqeshin pamje të papërshtatshme. Ata njoftuan më pas autoritetet lokale. Drejtori i Kulturës Kombëtare në Gjirokastër, Ardis Duka thotë se pas publikimit të rastit, barkodi është hequr nga tabela informuese për Kalanë e Libohovës. I kontaktuar nga Report Tv, Duka deklaron se barkod i ishte vendosur rreth 6 vite më parë, në kuadër të një projekti të realizuar nga një organizatë jofitimprurëse. Në atë kohë ishte krijuar edhe një faqe interneti vetëm për Kalanë e Libohovës, ku turistët mund të merrnin informacion për monumentin. LEXO EDHE:Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë Sipas Dukës, faqja ishte lënë pa mirëmbajtje dhe më pas është hakeruar. Duka thotë se do të verifikojnë kontratën e projektit, për të parë se çfarë parashikonte dhe kush kishte përgjegjësinë për mirëmbajtjen e faqes. SI.E./Shqiptarja.com TAG: Libohove Gjirokaster kalaja e libohoves Ardis Duka Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Tetor, 19:15

Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 70.9% Jo 21.8% Nuk e di 7.3% Vota total: 2065 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?