Lajme Zone
"E papranueshme dhe fyese për viktimat e luftës"/ Hoxha reagon për deklaratën e ministres në Serbi
PolitikëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

"E papranueshme dhe fyese për viktimat e luftës"/ Hoxha reagon për deklaratën e ministres në Serbi

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar përmes një reagimi në platformën “X” lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik në Kosovë. Hoxha e ka cilësuar deklaratën si të papranueshme dhe fyese për viktimat e luftës. Ai ka theksuar në reagimin e tij se normalizimi i krimeve kundër njerëzimit minon pajtimin dhe se e ardhmja evropiane e rajo

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar përmes një reagimi në platformën “X” lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik në Kosovë.

Hoxha e ka cilësuar deklaratën si të papranueshme dhe fyese për viktimat e luftës.

Ai ka theksuar në reagimin e tij se normalizimi i krimeve kundër njerëzimit minon pajtimin dhe se e ardhmja evropiane e rajonit mund të ndërtohet vetëm mbi të vërtetën, përgjegjësinë dhe respektin për viktimat.

Reagimi i plotë: Deklarata e një anëtari të qeverisë së Serbisë, që shpreh publikisht keqardhje që në Kosovë nuk është kryer një spastrim etnik edhe më i madh, është e papranueshme, tronditëse dhe një fyerje e rëndë për viktimat e luftës.

Relativizimi dhe normalizimi i një prej krimeve më të rënda kundër njerëzimit, krime të dënuara nga historia, nga drejtësia ndërkombëtare dhe nga vetë ndërgjegjja njerëzore, bien ndesh me vlerat mbi të cilat është ndërtuar Evropa e sotme. Ato minojnë përpjekjet për pajtim dhe bashkëpunim, ushqejnë mosbesimin dhe urrejtjen, si dhe rihapin plagë që ende nuk janë shëruar.

Askush nuk mund të ndërtojë besim duke rikthyer hijet më të errëta të së kaluarës, aq më pak duke lartësuar politika dhe figura që mbajnë përgjegjësi për tragjedi, vuajtje dhe krime që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e rajonit tonë siç është "kasapi i Ballkanit".

Procesi i normalizimit dhe i pajtimit, për të cilin Kosova, Serbia dhe i gjithë rajoni ynë kanë aq shumë nevojë, kërkon para së gjithash përgjegjësi, reflektim dhe guxim për t’u përballur me të kaluarën.

Ai nuk mund të ndërtohet kurrë mbi deklarata që justifikojnë apo lartësojnë politikat që sollën aq shumë dhimbje e shkatërrim, por vetëm e vetëm mbi të vërtetën, respektin për viktimat dhe angazhimin e sinqertë për një të ardhme të përbashkët evropiane. /CNA Deklarata e një anëtari të qeverisë së #Serbisë, që shpreh publikisht keqardhje që në #Kosovë nuk është kryer një #spastrim etnik edhe më i madh, është e papranueshme, tronditëse dhe një fyerje e rëndë për viktimat e luftës.Relativizimi dhe normalizimi i një prej krimeve më të…

— Ferit Hoxha???????? (@HoxhaFer) July 14, 2026 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.