Një gjermane 38-vjeçare dhe një grek 43 vjeç u arrestuan muajin e kaluar, pasi u zbulua se mbanin në frigorifer foshnjën e tyre që kishte ndërruar jetë katër vite më parë. Sipas autoriteteve, fëmija kishte ndërruar jetë që prej vitit 2022 dhe kishte shenja të shumta plagësh të rënda nga goditjet me thikë.
Së fundmi, mediat kanë raportuar se është zbardhur dëshmia e çiftit në polici.
Avokati i çiftit në Hamburg, Christos Psarras, tha për mediat gjermane se ata, mesatarisht, ndërronin apartament çdo katër deri në pesë muaj. “Sa herë që largoheshin nga një apartament, ata e merrnin foshnjën nga frigoriferi dhe e vendosnin në frigoriferin e apartamentit të ri”, tha avokati.
Avokati tha gjithashtu se çifti e mbante trupin e fëmijës në një enë, me pretendimin se donin të “nderonin kujtimin e saj”. Megjithatë, sipas tij, kjo nuk ishte e mundur për shkak të përfshirjes së personave të tjerë në çështje. Top Channel

